Vonon pastrimi i mbetjeve të rrezikshme nga ish-fabrika kimike OHIS

    “Në ish-gjigantin kimik Ohis duhej të kishte një tendë të veçantë nën të cilën do të pastrohej lindani në deponinë e vogël. Por, tani për tani janë vendosur vetëm këto gardhe mbrojtëse. Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar pastrimi i lindanit për muajin korrik e më pas në shtator, ky proces ende nuk ka filluar”.

    Ministria e Mjedisit tani jep afat të ri, tenda do të vendoset për tre javë. Nga Ministria për Alsat thonë se kushtet në terren diktojnë vendosjen e themeleve të forta, pastaj konstruksion metali dhe në fund të montohet tenda e sigurisë. Tenda shfrytëzohet që të mos përhapet pluhuri nga toka e kontaminuar dhe të mos dëmtohet ambienti.

    Ministria e ambientit jetësor

    “I gjithë procesi zgjati më gjatë se ishte planifikuar por kjo është bërë me arsye reale, sepse në këtë projekt, që nga fillimi, siguria është imperativ. Janë paraparë masa maksimale të sigurisë (qëndrueshmëri, statikë) në mënyrë që të ulen në minimum çfarëdo situate e paparashikuar. Në ndërkohë, kompania Polieko e shfrytëzoi mundësinë t’i dërgojë dhe deponojë në vetë lokacionin të gjitha elementet e nevojshme të konstruksionit nga metali si dhe pajisjet e tjera të nevojshme, ripaketim, pajisje mbrojtëse etj. Janë bërë testimet e para të pajisjeve të dorëzuara. është bërë zonim plotësues i terrenit përreth deponisë dhe janë marrë ekzemplarë nga dheu i paraparë për gërryerje të themeleve dhe janë dhënë për analiza për t’u përcaktuar kontaminim i mundshëm”.

    Përmes tendës së posaçme do të pastrohen 7000 tonelata lindan. Do të përfundoj në Francë ndërsa dheu në Holandë. Procesi do të zgjasë 1 vit ndërsa do të kushtojë tetë milionë euro. 1,7 milionë euro janë nga ministria ndërsa pjesa e mbetur nga donacionet. Kurse lidhur me pastrimin e deponisë së madhe, që është menjëherë pranë deponisë së vogël dhe ku ka 52 mijë tonelata mbeturinë të rrezikshme, Ministria po bisedon me financues të mundshëm. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    “Tetori i librit” të braktisur pikësëpari nga shteti

    Lajmi i rradhës

    “Diaspora vjen të votojë vendlindjen, Kërçovën”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë