Diazepami konsumohet si bonbon!

    Vetëm dje janë dhënë mbi 4000 receta për “Diazepam” në tërë Maqedoninë. Ndërsa sa i përket numrit të përgjithshëm të dhënies së recetës për Diazepam për vitin e kaluar është mbi 1.300.000 receta. Këto të dhëna u gjeneruan nga platforma dixhitale E-shëndeti, e cila përfshin të gjitha shërbimet e disponueshme shëndetësore dixhitale në një vend. Qytetarët e Maqedonisë vështirë se i kalojnë shqetësimet pa qetësues dhe Diazepami është në krye të listës qysh një dekadë më parë. Nëse në vitin 2014 përshkruheshin rreth 850 mijë kuti Diazepam, tani janë përshkruar gjysmë milioni tjera. Në vitin 2020 janë përshkruar edhe 1.3 milionë receta, ndërsa në 2021 janë lëshuar gati 1.4 milion receta.

    Platforma E-shëndeti tregon të dhëna në baza ditore dhe të dhënat më të fundit të datës 8 gusht tregojnë që 4,096 receta janë lëshuar për Diazepam, 5,480 për Enalapril që është ilaç me të cilin trajtohet presioni i gjakut dhe 5,640 për Metformin të nevojshme për pacientët që vuajnë nga diabeti.

    Në një bashkëbisedim me gazetën KOHA, farmacistja nga Kumanova Rejhane Bajrami- Zenuni, tha se kryesisht janë të rinjtë ata që më së shumti kërkojnë t’a blejnë këtë ilaç. “Me keqardhje e them që fatkeqsisht Diazepamin si ilaç qetësues më së shumti e konsumojnë të rinjtë, sigurisht që kemi edhe raste ku janë mosha më të shtyra, por kryesisht janë të rinj ndërsa 20-30 për qind të rasteve kërkojnë t’a blejnë pa recetë mjeku por ne nuk e shesim”, ka thënë ajo. Çmimi për një kuti Diazepam varion sipas miligramëve, 45 denarë për 0.2 miligram ndërsa 50 denarë për 0.5 miligram. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Autostrada Kërçovë-Ohër, gati në 2024-ën?

    Lajmi i rradhës

    As dënimet nuk i vetëdijesojnë vozitësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë