RRITJE, PAK APO ASPAK! Shtrenjtimi i energjisë elektrike

    Qytetarët janë në pritje të çmimit të ri të rrymës nga një korriku. Ato frikësohen se në një kohë të uljes së standardit jetësor, sërish mund të ketë rritje të kostos së rrymës ngjashëm me atë prej fillimit të vitit prej 9 për qind. Njëherësh edhe kompanitë energjetike kërkojnë që të rritet kostoja e energjisë elektrike, mirëpo nga Komisioni Rregullator për Energjetikë vlerësojnë se nuk duhet të ketë shtrenjtim të rrymës. Nga atje shtojnë se objektet shtetërore për prodhimin e energjisë kanë punuar me kapacitetet të plota, ekziston mundësia të përdoret edhe energjia e prodhuar nga centralet diellore ku në periudhën e kaluar janë vendosur 205-206 janë fotovoltaikë ku rryma e tyre, duhet të blihet nga kompania vendore e prodhimit të rrymës- EEM, me qëllim që të kursehet uji dhe thëngjilli. Në favor të mos shtrenjtimit të rrymës është edhe vendosja e tarifave të rrymës që kanë kursyer këtë resurs të çmueshëm.

    KOSTOJA E PRODHIMIT

    Nga ana tjetër, përflitet se çmimi i Elekro Ekonomisë në treg për EVN , do të jetë 70 euro për megavat orë, që nënkupton shtrenjtimin prej afër 10 për qind. Kompania MEMO si operator në tregun e rrymës në përbërje të Kompanisë për transmetimin e rrymës kërkon 80 për qind rritje të çmimit, por pjesa e tyre në çmimin përfundimtar është vetëm 0.5 për qind. Kompania e transmetimit të rrymës “ MEPSO”, kërkon 50 për qind rritje të çmimit të energjisë elektrike , ndërsa pjesëmarrja e tyre në çmim është rreth pesë për qind, ndërsa për Elektrodistribucioni kërkon një rritje prej 30 për qind, përderisa pjesëmarrja e tyre është pak më shumë se 30 për qind.

    Numri një i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski, kundërshton shtrenjtimin e rrymës, mirëpo shton se është vështirë të thuhet se sa do të jetë çmimi, për shkak se ky është vendimi i Elektro Ekonomisë dhe qeverisë. Elektro Ekonomia e Maqedonisë duhet të synojë të blejë rrymën nga centralet diellore që do të relaksojë edhe situatën në sistemin elektro energjetik të vendit. Njëherësh EEM duhet të përmirësojë prodhimin nga termocentralet e saj, ngjashëm me vitin e kaluar si dhe të jetë shumë më aktiv në tregun me pakicë të rrymës në blerjen dhe shitjen e saj. Mbetet të shikohet se a do të kthehet TVSH-ja për rrymën në 10 në 18 për qind për amvisëritë, apo kthimi i saj do të prolongohet së paku deri në fund të vitit të ri. Pritet edhe kthimi I tarifës së lirë së rrymës prej dy orë gjatë ditës.

    QEVERIA VAZHDON SUBVENCIONET

    Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike gjatë vitit, ashtu siç bëri gjatë sezonit të kaluar të ngrohjes, për të mos lejuar goditje çmimi për qytetarët pas datës 1 korrik, kur Komisioni Rregullator i Energjisë duhet të përcaktojë çmimin e tregut të rregulluar të energjisë elektrike që do të jetë i vlefshëm në gjashtë muajt e ardhshëm. “Nuk do të lejojmë goditje çmimi për qytetarët, siç nuk e kemi lejuar më parë. Qeveria përmes Buxhetit ka subvencionuar 80 për qind të çmimit të energjisë elektrike gjatë gjithë sezonit të ngrohjes vitin e kaluar dhe këtë vit. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Buxheti tashmë ka siguruar mjete financiare në vlerë prej 250 milionë euro për masa kundër krizës, ku përfshihen edhe mjete financiare për çmimin e rrymës”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, edhe gjatë sezonit të kaluar të ngrohjes nuk ka pasur as kufizime dhe as mungesë të energjisë elektrike, por përkundrazi, gjatë muajit janar ka pasur shitje të tepricave në tregun e lirë për shkak të rritjes së prodhimit me 40 për qind të energjisë elektrike në kapacitetet shtetërore të Elektro Ekonomisë së Maqedonisë. “Në kohën e krizës më të madhe, Qeveria mori vendim që shkollat, ndërmarrjet e ujësjellësit dhe entet shëndetësore të furnizohen me energji elektrike përmes EEM, me çmim më të lirë se çmimi i tregut. Me këtë siguruam mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Gjithashtu, për shkak të funksionimit ekonomik dhe zvogëlimit të të gjitha shpenzimeve të panevojshme, qeveria arriti t’i paguajë mjetet financiare ndaj furnizuesve të energjisë elektrike për të gjitha borxhet që kanë ekzistuar në të kaluarën, të çilat janë grumbulluar për shkak të mos pagimit të energjisë elektrike, por edhe për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike gjatë dy viteve të fundit”, thekson Kovaçevski.

    EDHE EVROPA NË HALL ME ENERGJINË

    Eurostat apo Enti Evropian i Statistikave, ka publikuar të dhënat për çmimet e energjisë për vendet e Evropës deri në fund të 6 mujorit të dytë 2022. Sipas publikimit, Kosova e kishte energjinë për familjarët më të lirë në Evropë deri në fund të vitit 2022, në 0.0637 euro/kilovat orë. Më 1 prill, në Kosovë u shtrenjtua energjia elektrike për 15 për qind dhe kjo është hera e dytë që shtrenjtohet në harkun kohor prej 14 muajsh. Ndërkohë rreth 200 mijë familje përfituan subvencion mujor për shtrenjtimin e energjisë për sezonin dimëror, ndërkaq gjatë muajve në vijim qeveria do të subvencionojë vetëm familjet në nevojë.

    Në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar qeveria paralajmëroi që energjia mbi konsumin prej 800 kilovat orë do të shtrenjtohej në 42 lekë/kë orë, për periudhën tetor-dhjetor (nga 9.5 lekë), si rrjedhojë e situatës së vështirë në bursat ndërkombëtare, por më pas u tërhoq nga ky vendim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike.

    Eurostat ka publikuar edhe të dhënat për çmimet e energjisë për vendet e Evropës deri në fund të 6 mujorit të dytë 2022. Sipas publikimit, Kosova e kishte energjinë për familjarët më të lirë në Evropë deri në fund të vitit 2022, në 0.0637 euro/kilovat orë. Më 1 prill, në Kosovë u shtrenjtua energjia elektrike për 15 për qind dhe kjo është hera e dytë që shtrenjtohet në harkun kohor prej 14 muajsh. Sipas Eurostat, në gjysmën e dytë të vitit 2022, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Bashkimin Evropian, vazhduan të tregojnë një rritje të mprehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, nga 23.5 € për 100 kilovat orë në 28.4 € për 100 kilovat orë. Vendet e BE-së zgjodhën masa të ndryshme, të tilla si ulja e taksave dhe tarifave, heqja e përkohshme e taksave për konsumatorët, kufizimet e çmimeve, ofrimi i mbështetjes ekonomike ose shpërndarja e kuponëve për konsumatorët, ndërsa disa vende aplikuan çmime të rregulluara.

    E shprehur në Euro, çmimet mesatare të energjisë elektrike për familjet në gjysmën e dytë të 2022, ishin më të ulëtat në Hungari (10.8 € për 100 kilovat orë ), Bullgari (11.5 €) dhe Maltë (12.8 €) dhe më të lartat në Danimarkë (58.7 €), Belgjikë (44.9 €) dhe Irlandë (42.0 €). /koha/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, 40% e popullsisë e rrezikuar nga varfëria

    Lajmi i rradhës

    DIBRA E BETONIZUAR!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë