Dibra nga vitet e 90-ta asessi të grumbullojë taksat dhe tatimet!

    Pushteti vendor në Dibër duke filluar nga vitet të 90-ta ka probleme të shumta me grumbullimin të taksave dhe tatimeve. Është një dukuri e cila drejtpërdrejt ndikon në funksionimin të komunës . Gjatë viteve të kaluara shumë herë kanë patur angazhime plotësuese për të grumbulluar tërësisht taksat dhe tatimet, por kjo nuk ka ndodhur. Deri tani ka patur sqarime se në këtë situatë ndikon migrimi i popullatës.

    Mërgimtarët kanë pasuritë e tyre në Dibër por administrata e komunës nuk ka mundësi të grumbullojë tatimet dhe të drejtat të tjera meqë mërgimtarët nuk vijnë për çdo vit në vendlindje. Por në këtë drejtim janë bërë shpesh edhe analiza konkrete nga kompetentët nga ku del se mërgimtarët nuk janë problemi i vetëm. Problem janë edhe qytetarët të cilët në mënyra të ndryshme anashkalojnë pagesat e taksave dhe tatimeve. Situata edhe pse pritej të ndryshojë meqë gjatë vitit të kaluar janë realizuar edhe projekte me përkrahje të Agjencisë për zhvillim ndërkombëtar të Amerikës USAID, në tre mujorin e parë të këtij viti grumbullimi i taksave dhe tatimeve është shumë i ulët.

    Për këtë problem është debatuar edhe në seancën e fundit të Këshillit të komunës Dibër. Në sqarimet që u dhanë nga ana e sektorit për financa dhe buxhet, u tha se në periudhën janar- mars të vitit 2023 janë grumbulluar vetëm 11 për qind të taksave dhe tatimeve.

    Udhëheqësi i këtij sektori Qazim Qormemeti për gazetën KOHA thotë se është një grumbullim i ulët por pritet që në muajt në vijim të ketë një grumbullim më të madh të taksave. Kryetari i Këshillit të komunës Fiat Spahiu në debatin që u bë në seancën e këshillit potencoi se me trajnimin të administratës në sektorin në fjalë, nga ana e Agjencisë amerikane – USAID, pritet që efektet të vijnë në shprehje për grumbullimin e taksave dhe tatimeve shumë shpejt. Nga ana tjetër opozita lokale potencon se nuk është problemi tek mungesa e mërgimtarëve dhe mosrespektimi nga ata që të paguajnë tatimet. Këshilltari Shkëlqim Xhafa nga Aleanca për Shqiptarët thotë se problem është mosangazhimi adekuat i administratës lokale. Sipas tij administrata nuk posedon një pamje objektive të obliguesve të taksave dhe anëtarët e administratës nuk janë agil në grumbullimin e taksave. Duhet të gjendet mënyrë që këta taksa të grumbullohen.

    Probleme me grumbullimin e taksave ka patur edhe viteve të kaluar. Prandaj pritet të ketë efikasitet edhe projekti për grumbullimin e taksave USAID-it.  Është bërë edhe mapimi i taksapaguesve për çka dukshëm është rrit edhe numri i obliguesve të taksave të cilët më parë nuk figuronin në regjistrin e obliguesve të taksave.

    Në një prononcim në lidhje me këtë projekt, kryetari i Dibrës Hekura Duka ka potencuar se efektet të këtij projekti do të vijnë në shprehje shumë shpejt. Prandaj tek pushteti vendor i Dibrës ka një besim të prerë se në kuartalet të tjerë do të ketë një rritje drastike kur janë në pyetje grumbullimet të taksave nga ana e obliguesve. Por, deri atëherë grumbullimi minimal i taksave dhe tatimeve ndikon negativisht me funksionimin financiar të pushtetit vendor në Dibër. /koha/

    Lajmi Paraprak

    A do t’i nënshtrohen nxënësit në RMV maturës shtetërore?

    Lajmi i rradhës

    RMV, kriza e radhës për ujin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë