Dibra pa inspektor të ndërtimit!

    Komuna Dibër afro dy vite nuk ka inspektor në sferën e ndërtimit. Kjo situatë ka sjell probleme me ndërtimet pa leje, por edhe nevojën që të ketë një inspektim të rregullt të ndërtimeve që realizohen aktualisht në qytet. Inspektori komunal i ndërtimit me kërkesë të tij është tërhequr nga kjo pozitë. por, deri më sot komuna Dibër nuk ka gjete zgjidhje për të punësuar një inspektor të ri komunal të ndërtimit. Këto ditë komuna ka kumtuar se pas tentimeve që të siguroj një inspektor në këtë sferë nga komunat e tjera të vendit, është arritur marrëveshje që një inspektor i ndërtimit nga komuna Vrapçisht t’i mbuloj edhe aktivitete edhe në Dibër.

    Kryetari i Dibrës Hekuran Duka ka deklaruar se pas bisedimeve me disa komuna, komuna Vrapçisht ka rënë dakord që për një periudhë të caktuar, inspektori i saj për ndërtim të inspektoj këtë sferë edhe në komunën e Dibrës.

    “Meqë ne si komunë tanimë një kohë të caktuar nuk kemi inspektor komunal për ndërtim, informuam inspektoratin qendror dhe faktikisht Dibra në mënyrë ligjore mbuloi aktivitete e saj në këtë sferë me inspektoratin për ndërtim. Kjo do të thotë se nuk kishim në asnjë moment ndërprerje të aktivitete të inspektoratit për ndërtim”, tha Duka dhe shton se shumë shpejt Dibra nëpërmjet komunës do të punësojë inspektor komunal në sferën e ndërtimit.

    Sa i takon angazhimit të inspektorit nga Vrapçishti tha Duka, këto ditë do të bëhet një memorandum ku të caktohen detajet rreth aktivitete të tij, pagesës, angazhimin konkret etj. Por, kryetari i Dibrës potencoi se në përputhje me ligjin edhe punësimi që do të bëjë komuna Dibër për një inspektor, ai patjetër duhet të merr edhe licencën për të realizuar këtë detyrë. Kjo faktikisht flet qartë se angazhimi i inspektorit të Vrapçishti është shumë i nevojshëm.

    Në një nga seancat të mëparshme të Këshillit të komunës Dibër, u parashtrua nevoja që pushteti vendor të punësoj në mënyrë të përshpejtuar një inspektor në sferën e ndërtimit. Këshilltarët ishin të një zëri që për shkak të mungesës së inspektorëve në Dibër dhe vendbanimet rurale ka ndërtime pa leje, gjë që shkakton shqetësime të institucioneve dhe popullatës, sidomos për ndërtimet pa leje që bëhen në bregun e Liqenit të Dibrës. Por, në Dibër ndërtime pa leje meqë nuk ka se kush t’i kontrollojë, investitor ka edhe në pjesë të tjera të qytetit. Në një situatë të këtillë kur disa nga investitorët marrin leje në mënyra të “ndryshme”, shkaktojnë tensione tek investitorët e tjerë që ndërtojnë pa leje. Duke marrë parasysh se afro dy vite Dibra nuk ka inspektor komunal për ndërtim, në krahasim me vitet e tjera të mëparshme vërehet një ndërtim ilegal më i theksuar.

    Nga sektori për urbanizëm theksojnë se planet detaje urbanistike të cilët sillen nga Këshilli i komunës Dibër normalisht me pëlqim të institucione qendrore në këtë sferë, respektohen tërësisht nga pushteti vendor, dhe atje ku akoma nuk ka plane urbanistike ka persona të cilët shfrytëzojnë momentin dhe realizojnë ndërtime pa leje. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    PRERJA E PALIGJSHME E DRUVE / “Masakrohet” Mali Sharr!

    Lajmi i rradhës

    RENDITJA E NUMBEO-s: Manastiri, qyteti më i lirë europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë