RENDITJA E NUMBEO-s: Manastiri, qyteti më i lirë europian

    Philip II of Macedon statue at Magnolia Square in Bitola © Witold Skrypczak / Getty Images

    Duke përdorur të dhënat nga Numbeo, një faqe krahasuese që ofron përmbledhje të kostos së jetesës në qytetet kryesore të botës, Money Transfer ka përpiluar një listë me qytetet evropiane ku mund të blini prona me çmimin më të lirë për metër katror. Kryesues në këtë listë është qyteti i Manastirit, ku çmimi për një apartament 100 metra katror është pak më shumë se 90 mijë euro.

    Pas tij është Kishinau në Moldavi, ku çmimi mesatar arrin në 127 mijë euro për metër katror, kurse në të gjenden edhe tre qytete të Rumanisë, Craiova, Sibiu, Oradea.

    Interesimi më i madh për blerje është në qendër të qytetit, ndërsa agjencitë imobilIare në qytet thonë se shtëpitë dhe apartamentet në pjesët tërheqëse të qytetit shiten brenda natës, kështu që rrallë arrijnë tek agjencitë imobilIare për tu shitur. “Ka një interesim të madh për blerjen e patundshmërive nga pronarët mysafir,të cilët blejnë apartamente veçanërisht në qendër të qytetit”, thotë B.S, pronar i një agjencie imobilare.

    Interesimi më i madh vërehet në blerjen e apartamenteve çmimi i të cilave varion nga 1000 deri 1200 euro për metër katror. “Rrallë mund të gjesh apartamente të vjetra në veri nga 800 deri 900 euro për metër katror”, thekson ai. Derisa çmimet e banesave po rriten vlera e tyre po bie, ose thënë ndryshe, shtëpitë luksoze me disa kate që nuk janë në qendër të qytetit mund të blihen për “badihava”.

    “Vendndodhja është shumë e rëndësishme, të gjithë po kërkojnë qendrën e qytetit ku shtëpitë e vjetra shiten për 1000 euro metër katror”, thotë ai.

    Përveç Manastirit, ndër qytetet më të lira evropiane janë Mostari (BeH), me çmim mesatar për 129 mijë euro për 100 metra katror, më pas Plovdivi dhe Burgasi në Bullgari, pasuar nga tre qytete në Rumani dhe Patras në Greqi. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Dibra pa inspektor të ndërtimit!

    Lajmi i rradhës

    Baerbock: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, jetike për BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë