Dibranët më herët mësonin notin në lumenjtë e Radikës dhe Drinit të Zi, tani në basenin e Dibrës

    Dibranët të cilët në afërsi të tyre kanë lumenj dhe liqenin e Dibrës, në të kaluarën kanë qenë notues të mirë. Por, dy dekadat e fundit dukshëm u ul interesi për not edhe pse gjatë sezonit veror ata freskoheshin në lumenjtë Radikë dhe Drini i Zi por edhe në Liqenin e Dibrës. Viteve të fundit përsëri ka një rritje të interesimit për të mësuar notin. Fal angazhimit të biznesit privat por edhe profesorëve të edukatës fizike, në basenin në periferi të Dibrës tre vitet e fundit organizohen trajnime për not. Interesimi edhe gjatë kësaj vere është i madh. Por, noti sigurisht është shumë i nevojshëm për ata që rekreohen dhe kalojnë pushimet në bregun e liqenit të Dibrës. Këtë verë ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar kur u siguruan shpëtimtarë me vonesë, ende nuk ka një vendim a do të ketë shpëtimtarë këtë verë në bregun e Liqenit të Dibrës.

    Klubi i notit “Dibra”, në Dibër filloi kursin veror për not. Udhëheqësia e klubit na informoi se interesimi është shumë i madh dhe pritet që gjatë sezonit të realizohet programi i planifikuar për trajnim në not. Një nga udhëheqësit e klubit dhe të trajnimit, profesori i edukatës fizike Besart Lleshi për gazetën KOHA thotë se në krahasim me vitin e kaluar interesimi i fëmijëve dhe i prindërve të tyre për kursin veror të notit është shumë më i madh.

    “Plan programi do të realizohet në dy faza nga dy seanca stërvitore. Bëhet fjalë për mësimin të teknikave elementare si dhe trajnim me mjetet speciale. Të theksojmë se mes fëmijëve ka gjenerata të ndryshime duke filluar nga mosha 6 vjeçare e sipër. Para fillimit të këtij kursi patëm takime të shpeshta edhe me prindërit e fëmijëve dhe mund të vlerësohej se në Dibër dukshëm është rritur interesi që fëmijët të mësojnë notin”, thotë Lleshi dhe shton se baseni ku realizohet trajnimi ka kushte të standardeve të nevojshme.

    Poashtu ai potencon se mes fëmijëve ka si djem ashtu edhe vajza. Veçmas duhet potencuar faktin se kryesisht fëmijët janë nxënës të shkëlqyeshëm .

    Kur jemi tek interesimi për të mësuar notin, duhet theksuar edhe faktin se ka edhe shumë nuk dinë not. Por, që edhe këta gjenerata së bashku me të tjerët kanë nevojë për tu rekreuar në Liqenin e Dibrës. Viteve të fundit me qëllim që të gjithë ata që freskohen në bregun e Liqenit të Dibrës të kenë një siguri totale, funksionojnë shpëtimtarë. Bëhet fjalë për shpëtimtar profesional të cilët paraprakisht marrin dituritë e nevojshme për të intervenuar nëse kanë problem notuesit në ujë, dhe pastaj ata në ekipe ndjekin të gjithë pjesëmarrësit në rekreim dhe freskim.

    Vitin që kaloi sipas sekretarit të Kryqit të Kuq të Dibrës, Isni Telqiu pati probleme rreth sigurimit të mjeteve për shpenzimet që u dedikohen shpëtimtarëve. Por siç thotë ai, në momentin e fundit pushteti vendor mbuloi këta mjete dhe në Liqe gjatë verës që kaloi ishin të angazhuar shpëtimtar. Ai thotë se aktualisht bëhen përpjekje së bashku me komunën Dibër të sigurohen përsëri mjete.

    “Bisedimet janë duke u realizuar dhe presim një finalizim pozitiv të tyre”, thotë Telqiu.

    Por, në organizatën e Kryqit të kuq në Dibër sqarojnë se problemi material nuk duhet të ngec dhe me atë të mos sigurohen mjete. Prandaj siç thonë këtu nga viti i ardhshëm do të ketë projekt të gatshëm për sigurimin e mjeteve për angazhim të shpëtimtarëve në Liqenin e Dibrës. Gjatë sezonit veror plazhi i liqenit të Dibrës është për plot me pushues, mes të cilëve ka edhe një numër të madh edhe i mërgimtarëve të rinj të cilët janë në vendlindje e që kanë ardhur nga SHBA dhe shtete të tjera të Evropës.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet kushtetuese në vendnumëro!

    Lajmi i rradhës

    JETA NË MEKË!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë