Digjet një kazino në “Gjorçe Petrov”

    “Një kazino këtu në komunën e Gjorçe Petrovit rreth orës 10:40 e ka kapluar flaka. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendngjarje në tentativë për të lokalizuar zjarrin me qëllim që të mos përhapet edhe në objektet tjera përreth. Sipas Ministrisë për Punë të Brendshme, nuk ka të lënduar dhe as viktima.

    “Ajo që mund të thuhet për këtë zjarr është se u kap në një fazë ku pjesa e sipërme e çatisë ishte e djegur, ku u përballëm me temperatura të larta, me çati të mbuluar me llamarinë, shpejt u intervenua, për fat të mirë nuk ka të lënduar nga kolegët, ka vetëm dëm material në objekt” “Ne nuk hasëm në qytetarë, denoncimi për këtë zjarr erdhi nga stacioni i policisë në Gjorçe Petrov, pra nuk u lajmërua nga qytetarët, por nga policë të cilët kishin vërejtur se digjet, kështu që nuk takuam njerëz në objekt”, tha Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës së Shkupit Kundër Zjarrit.

    Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Gjorçe Petrov demantoi informacionet e plasuara në disa media se bëhet fjalë për objekt komunal dhe tha se nuk ka viktima.

    “Nuk ka viktima në njerëz, nga ajo që jam i informuar, po digjet çatia e konstruksionit dhe po punohet në terren për shuarjen e zjarrit. Nuk bëhet fjalë për objekt komunal, bëhet fjalë për objekt privat” , u shpreh Kryetar i komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkovski.

    Menjëherë pas denoncimit në terren kishin dalë gjashtë automjete zjarrfikëse dhe aktualisht zjarri është shuar tërësisht. Nga ministria për Punë të Brendshme deklaruan se aktualisht po hetohen shkaqet e zjarrit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nga 365 ditë, Parlamenti punoi vetëm 88 ditë

    Lajmi i rradhës

    Kallëzim penal deri te Antikorrupsioni për zv.ministrin Nazim Bushi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë