Dikur bënte thirrje për “Natë të thikave”, sot emërohet eksperte në MPJ (Video)

    Gjatë ditës së sotme u publikua përbërja e Këshillit Strategjik për Politikë të Jashtme në MPJ, ndërsa aty përfshiheshin persona nga komuniteti akademik, diplomatik, sigurisë, komuniteti i biznesit, organizatat joqeveritare dhe sektorë të tjerë në vend.

    Në mesin e emrave është edhe Valentina Bozhinovska e cila do të angazhohet si eksperte për politikë të Jashtme.

    Në një tubim të vitit 2016, ajo thotë bën thirrje për “Natë të thikave” duke e quajtur Zaevin si tradhtar.

    Ndryshe, “Nata e thikave” është operacion nacist që është zhvilluar në Gjermani nga 30 qershori deri më 2 korrik në vitin 1934, ndërsa në atë operacion të paktën 85 persona janë vrarë për arsye politike.

    Valentina Bozhinovska po ashtu ka shprehur qëndrime kundër Marrëveshjes së Ohrit për shkak se, siç thotë ajo, ka prishur unitaritetin e shtetit dhe është shprehur kundër “Platformës së Tiranës” për arsye se prek sovranitetin e Maqedonisë. /Telegrafi Maqedoni/

    Lajmi Paraprak

    BE rrit përpjekjet për të nisur negociatat me Shkupin dhe Tiranën

    Lajmi i rradhës

    BDI vlerëson se ende nuk është koha për një njësi zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë