Dimitrievska nuk mbështet propozimin e Qeverisë për shpërndarjen e Këshillit të Prokurorëve

    Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrievska nuk mbështet propozimin e Qeverisë për shpërndarjen e Këshillit të Prokurorëve.

    Ashtu sikur kolegia e saj nga Këshilli Gjyqësor, Dimitrievska thekson që përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive. Gabime ka, por ato sipas saj duhet të bëhen në kuadër të ndryshimeve ligjore.

    “Anëtarët e Këshillit janë zgjedhur në pajtueshmëri me ligjin, në procedurë e cila parashihet me ligj dhe ashtu duhet të vazhdojë të funksionojë, duke e pasur parasysh se me sukses e kryen punën e saj. Patjetër të theksoj që Këshilli, në asnjë prej raporteve të institucioneve ndërkombëtare si dhe të brendshme, nuk është përmendur në kuptim negativ. Ka disa vërejtje të caktuara të cilat mund të tejkalohen, megjithatë, të ketë ndryshim të zgjidhjeve ligjore dhe të kontribuohet për proaktivitetin e rolit të Këshillit”, tha Dimitrievska. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kushtet e integrimi në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Shpronësimi përgjatë korridorit 8 & 10D ende i pambaruar – pritet që Qeveria ta miratojë projektin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë