Dimitrievski e quan UÇK-në okupatore

    Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në një paraqitje të tij i ftuar në TV Sitel tha se maqedonasit e perceptojnë UÇK-në si forcë okupatore, përcjell Nistori.

    “Nuk mund të ndihem nacionalist nëse akuzohem se dua të ndërtoj një monument dhe të respektoj një iniciativë që vjen nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe Shoqata e Oficerëve Ushtarakë dhe Veteranëve të Pensionuar që janë multietnikë dhe që synojnë t’u bëjnë homazhe luftëtarëve të rënë që luftuan për Maqedoninë. Nëse bëjmë një paralele mes asaj që ndodhi sot (02.05.2022) në Sllupçan dhe asaj që duam të bëjmë në Kumanovë dhe pikërisht atyre që në fakt po ndërtojnë monumentin e UÇK-së, të themi realisht se ne maqedonasit UÇK-në e ndjejmë vitin 2001, gjegjësisht UÇK-në si forcë okupatore. Faktikisht, faktori ndërkombëtar që në fillim e konfirmoi edhe vetë Xhorxh Robertson dhe tha se ata nuk janë luftëtarë, por organizatë militante dhe terroriste që lufton kundër rendit kushtetues të vendit”, tha Dimitrievski.

    Dimitrievski, theksoi se partia BDI, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare u deklarua si parti e gjelbër dhe e reformuar me politika të reja që do të ndërtojë marrëdhënie të mira ndëretnike, të relaksuar në vend, lehtësim të situatës, sot e shohim sërish në të njëjtën dritë, shumë të ngjashme me vitin 2001.

    “E kam thënë disa herë se ajo parti ende udhëhiqet dhe qeveriset nga Reçica e Vogël. Për sa kohë që është kështu, mendoj se po shkojmë në drejtimin e gabuar. Por zotëri Ahmetin mund ta porosis sa të ekzistojë maqedonasi i fundit në këtë vend dhe qytetarët që e duan vendin në tërësi, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo çfarëdo tjetër, Maqedonia do të ekzistojë ashtu siç ka ekzistuar gjithmonë”, tha Dimitrievski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Fillimi i negociatave për RMV-në dhe Shqipërinë të fillojë para përfundimit të kryesimit francez me BE-në”

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë frikërat më të zakonshme të njerëzve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë