Dimitrov: Flasim për Europë, kurse në shtëpi bëjmë hapa kundërthënës

    Të tërhiqen partitë politike, shumë janë të shpërndara në institucione – thotë Dimitrovi

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në “10 Minuta” në TV21, duke folur për përbërjen aktuale të Qeverisë, ai vlerësoi se në koalicionin qeverisës ka shumë parti politike dhe si të tilla janë të shpërndara edhe në institucione. Këshilloi të tërhiqen disa.

    “Në shkolla, në spitale, në gjyqësor…”, tha Dimitrovi.

    Dimitrov: Është e vështirë që kjo Qeveri të paketohet në një “oblandë” me standarde evropiane

    Kemi kushte të dyfishta, prandaj qeveria aktuale është shumë e vështirë që të paketohet në një “oblandë” me standarde evropiane, kështu vlerësoi ish shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov.

    “Kemi gola të dyfishtë. Kemi një shpartallim të dukshëm, një kolaps të institucioneve të sistemit. Kemi probleme në shëndetësi, kemi probleme në arsim, në gjyqësor, në legjitimitetin demokratik… Mendoj se flasim për Evropë dhe për ardhmëri evropiane, kurse në shtëpi bëjmë hapa kundërthënës”, vlerëson Dimitrov.

    Nikolla Dimitrov i kthehet politikës?!

    Dimitrov ka pausuar disa vjet nga skena politike, që kur herën e fundit është përplasur për shkaqe ideore me partinë me të cilën barti funksionin qeverisës, LSDM-në.

    I pyetur se a do të kthehet në skenën politike, Dimitrov tha se së shpejti do ta njoftojë publikun se si do të veprojë, megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që sërish do ta shohim në skenën politike.

    “Kështu që nuk do të mundem tani, këtë plan të mos e zbuloj tani. Unë mund të them se kemi problem si qytetar, punët nuk i kemi mirë në shtet, këtë problem nuk mund ta zgjidhin, mund vetëm të na ndihmojnë miqtë tanë… Partitë politike nuk do të mundet ndonjë mëngjes të zgjohen dhe të thonë se e tepruam pak. Ndoshta do të duhet në një mënyrë tjetër të zhvillojmë politikën”, tha Dimitrov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në Haraçinë nuk paguhet tatimi në pronë

    Lajmi i rradhës

    Si të ktheni ushqimet e mbetura në dhe organik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë