Kodra e Diellit, sot fillon sezoni i skijimit

    Foto: Lirim Shabani

    Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me “Elem Turs”, sot do ta zbatojnë ngjarjen “Bardhësia e Sharrit – bukuria e Sharrit”, – hapja e sezonit të skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”, në parkingun mbi hotel Sllavia në Kodrën e Diellit.

    Sot (15.12.2021) dhe nesër skijimi dhe shfrytëzimi i ski-ashensorëve dhe teleferikut në Qendrën e Skijimit do të jenë falas, i cili do të punojë nga ora 09:00 deri në 15:30.

    Në ditën e hapjes, në funksion do të vendosen edhe teleferiku me gjashtë ulëse, Ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 1” (Ajduchka ramnina 1) – GE, Ski-ashensori “Kroni i Plakës” – Aerodrom, Ski-ashensori “Kroni 1” – Teteks, Ski-ashensori “Kroni 2” – Teteks, Teleferiku me dy ulëse “Shën Ilija”, Teleferiku me dy ulëse “Maja e Kaltër“ – Ceripashina.

    Gjatë sezonit do të vihet në funksion edhe ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 2” (Ajduchka ramnina 2)– GE.

    Për herë të parë këtë vit, sezoni i skijimit hapet pasi Mali Sharr është shpallur Park Nacional.

    Lajmi Paraprak

    Dimitrov: Gjuha maqedonase është çështje e popullit maqedonas, jo e Bullgarisë

    Lajmi i rradhës

    “Grupi i Kumanovës”, Osmani: Me ndihmën e ndërkombëtarëve do të mund ta zbardhim rastin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë