Dimitrov: Nga media jam informuar për skandalin diplomatik

    Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot sërish deklaroi se derisa ai ka qenë ministër i Jashtëm, nuk ka pasur informacione nga MPB për fletarrest ndërkombëtarë ndaj diplomatit maqedonas me mision në Vjenë, përcjell Alsat. Dimitrov tha se për skandalin është njoftuar nga mediumet.

    “Në kohën time si ministër i Punëve të Jashtme, unë nuk kam marrë informacione se ka fletarrest ndërkombëtar në atë periudhë. Pas kësaj nuk mund të them asgjë. Çfarë ka ndodhur pastaj mes MPB-së dhe MPJ-së, nuk mund të them. Në kohën time me përgjegjësi them se nuk kam pasur informacione për fletarrestin, këtë informacion e kam marrë kur u zhvillua e gjithë ngjarja rreth skandalit , nga mediumet kam kuptuar për fletarrestin”, deklaroi Dimitrov.

    Ndryshe, para disa javëve diplomati maqedonas, me mision në Vjenë,  Mile Milenkovski u kap nga policia serbe për shkak të dyshimeve për vepër penale. Sipas raporteve të mediave, tre vjet më parë, Milenkovski, së bashku me dy diplomatë të tjerë, arritën të çonin biznesmenin dhe politikanin armen Levon Sargsyan, me një avion privat, në Vjenë, i kërkuar për një sërë skandalesh korrupsioni në vend.

    Megjithëse urdhërarresti për Milenkovski daton prej një vit e gjysmë, rasti doli në dritë vetëm pasi ai u arrestua dhe u ndalua nga policia serbe. Nga MJP deklaruan se dy diplomatëve të tjerë u është marrë pasaporta diplomatike dhe u është pezulluar marrëdhënia e punës në MPJ.

    Lajmi Paraprak

    Stresi dhe jetëgjatësia, sa lodhet zemra nga shqetësimi i vazhdueshëm

    Lajmi i rradhës

    “Shitblerje në stilin e Titos”, Xhambaski komenton deklaratat e Zaev

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë