Dimitrov: Njerëzit që më çuan në mitingje, sikur të isha një rok-yll, të njëjtit tani më sulmojnë me shkopinj dhe gurë

    Ish-ministri dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov në paraqitjen e ftuar në emisionin “Vetëm e vërteta”, përcjell Nistori, tha se sulmet e orkestruara ndaj tij janë drejtuar nga një apo dy qendra partiake.

    Ai thotë se fakti që shumë njerëz merren me të tregon se ai kishte të drejtë për atë që tha për Bullgarinë.

    “Njerëzit që më çuan në mitingje, sikur të isha një yll rock, të njëjtit tani më sulmojnë me shkopinj dhe gurë. Unë jam i njëjti person, kam të njëjtat pikëpamje dhe qëndrime. Asgje nuk ka ndryshuar. Unë jam në rrugën e duhur. Është logjike të thuhet kur nuk pajtohem me diçka”, shpjegon Dimitrov.

    Ai paraprakisht kishte thënë se nuk i besonte plotësisht ministrit të Jashtëm Bujar Osmani dhe se donin t’ia mbyllnin gojën. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nikollovski: LSDM u jep prokurime kompanive që janë në listë të zezë nga ShBA-të!

    Lajmi i rradhës

    Ëmbla nga Gostivari i rikthehet shkollës, ministri Shaqiri: Uroj të mos kemi raste të tilla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë