Shumica e punëdhënësve nuk besojnë se studimet pasuniversitare u japin punëtorëve një përparësi mbi aftësitë e tyre, kjo sipas një sondazhi të fundit, përcjell Nistori.
Vetëm 19 për qind e punëdhënësve thanë se studentët universitarë kishin aftësi më të mira se ata që nuk kishin përfunduar kualifikimet pasuniversitare, sipas një sondazhi nga Instituti Britanik për Punëdhënësit Studentë.
Raporti tregon se punëdhënësit në sektorin e konsumatorit nuk e vlerësojnë fare kualifikimin, ndërkohë që vetëm 6% e punëdhënësve në sektorin e IT-së panë përfitimet e studimeve pasuniversitare të punonjësve.
Edhe aty ku punëdhënësit vlerësojnë masterin, si për shembull në sektorin publik, të diplomuarit nuk përparojnë më shpejt se ata me kualifikime të tjera.
Vetëm 12 për qind e punëdhënësve thanë se masteri mundëson përparim më të shpejtë sa i përket pagave.
“Ata që janë me master trajtohen si të gjithë punonjësit e tjerë. Ata nuk ecin më shpejt në pistë dhe nuk paguhen në mënyrë shtesë. Unë mendoj se kjo është një tronditje për studentët e diplomuar që hyjnë në tregun e punës,” tha Stephen Isherwood, shefi ekzekutiv i Institutit për Punëdhënësit të Studentëve në Britani.
“Studentët nuk duhet të presin që punëdhënësit t’u bëjnë rritje pagash vetëm se kanë diplomë master. Vetëm për shkak se kanë kaluar në procesin e studimeve master nuk dëshmon se ato aftësi do të ‘kalojnë’ në botën e punësimit”, shtoi ai.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se punëdhënësit janë pothuajse katër herë më të shqetësuar për mënyrën sesi vishen praktikantët në punë në krahasim me të diplomuarit.
Por ka dallime të vogla në aftësitë kryesore, të tilla si qëndrueshmëria, udhëheqja dhe menaxhimi i konfliktit. /Fakulteti//Nistori/