Dislokimi pamundëson funksionimin e bibliotekës në Tetovë

    Dislokimi i Bibliotekës së qytetit të Tetovës është sfidë ndërsa funksionimi i saj në hapësirat e reja e është thuajse i pamundur, si për administratorët ashtu edhe për lexuesit. Kështu së paku thotë Mahi Murtezani, i cili ankohet për hapësirat e reja, sipas të cilit, pamundësojnë radhitjen dhe manovrimin brenda asaj hapësire.

    “Aty nuk ka as banjo e as tualet që të shfrytëzojnë punëtorët. Aty ka një korridor që shkon në katin e dytë. Biblioteka ka mbi 90 mijë libra. Mbas të asaj që punojmë ne prej përvojës, gjithë ky font nuk ka gjasa të futet në ato hapësira. Tani ne mendojmë dhe sugjerojmë Ministrisë që të formojnë ekip dhe të vijnë në Tetovë e ne bashkërisht të shkojmë dhe ti vizitojmë këto hapësira. Po qe se ne tash i lëvizim këto libra dhe këto rafte por edhe këtë aparature që e shfrytëzojmë për 20 vite, do të shkatërrohet e gjitha. Po të ishte hapësira më e madhe, nuk do të ishte problem. Ne me gjithë qejf do të kalonim andej. Unë si punonjës kam një propozim, ne jemi për tu transferuar edhe për ato hapësira, por ata të shfrytëzohen si pjesë shtesë”, deklaroi Mahi Murtezani administrator i Bibliotekës.

    Nga Qendra për Kulturë thonë se vetëm po zbatojnë vendimet e Ministrisë së Kulturës dhe se ata nuk kanë kompetenca për të vendosur në lidhje me dislokimin e Bibliotekës së Qytetit.

    “Me vendim të qeverisë në të cilët gjendet biblioteka e Tetovës janë marr edhe janë dhënë subjekteve të tretë, që do të thotë se qendra për kulturë nuk mund të ndërmarrë diçka në lidhke me dislokimin e bibliotekës. Qendra e Kulturës nuk ka asnjë të drejtë për hapësirat në fjalë”, tha Vullnet Fejzullahu nga Qendra për Kulturë.

    Ndërkaq një muaj më parë kur edhe filloi gjithë problemi i dislokimi, nga Ministria e Kulturës thanë se dislokimi i bibliotekës do të bëhet duke i plotësuar kushtet adekuate për punë.

    “Edhe Qendra për Kulturë në Tetovë edhe Biblioteka në Tetovë janë nën juridiksionin tonë. Në bashkëpunim me ta, Ministria synon zgjidhjen adekuate të çështjes hapësinore të Bibliotekës. Dislokimi i mundshëm i Bibliotekës do të bëhet duke plotësuar kushtet e duhura për funksionimin e saj”, theksuan nga Ministria e Kultures.

    Hapësirat e reja parashihet që të jenë 140 metër katrorë, por të ndara në disa klasa. Biblioteka e Tetovës numëron rreth 5200 lexues në vit, ndërsa menaxhon me mbi 85 mijë libra. Nga ana tjetër, objekti Qendrës për Kulturë është larg nga lëshimi në përdorim, pavarësisht se për të flitet për më shumë se një dekadë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    RMV, FËMIJËT PA FËMIJËRI!

    Lajmi i rradhës

    VAZHDON OFENSIVA DIPLOMATIKE: Kush do ta bind opozitën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë