Studentët e UT-së bojkotojnë profesoreshën Besiana Mehmedi

    30 studentët të katedrës së muzikës në Universitetin e Tetovës, kanë nënshkruar deklaratë se nuk do të mbajnë mësim dhe provime me profesoren Besiana Mehmedi.

    Alsat nga burime të saj, mëson se këto studentë, të cilët janë nga viti i parë deri në vitin e katërt, kanë deklaruar se ligjëratat dhe provimet dëshirojnë ti mbajnë me profesorin Bajram Çupi. Dekani i Fakultetit tha se me këtë vendim të studentëve duhet të merret Rektorati.

    “Ne e respektojmë kërkesën e studentëve që ata të zgjedhin me cilin profesor do të mbajnë ligjërata dhe provimet. Ne merremi me çështjet e brendshme të fakultetit, për çështjen me profesoren Besiana Mehmedi duhet të vendos Rektorati”, deklaroi Nafi Jashari, Dekan i Fakultetit të Arteve – UT.

    Rektorati pa përgjigje konkrete. Thonë se për momentin po respektohet vendimi i Këshillit.

    “Fakulteti i Arteve aktualisht procesin mësimor – shkencor e zhvillon në përputhje me vendimin e Këshillit. Situatat e reja që mund të paraqiten ne do ti trajtojmë në kohën e duhur”, njoftojnë nga Zyra për informim – UT.

    Studentët e Muzikës në UT, bojkotuan ligjëratat dhe protestuan kundër profesores Besiana Mehmedi të cilën e akuzojnë për fyerje dhe kërcënime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kurthet e “demokracisë së opinioneve”

    Lajmi i rradhës

    Dita e nëntë e grevës, SAShK-u nuk lëshon pe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë