“Dita e të moshuarve”, pensionistët kërkojnë kujdes më të madh ndaj tyre

    Qytetarët e moshuar, në ditën ndërkombëtare të tyre, ndjehen të harruar nga Institucionet por ndjejnë edhe mungesën e respektit nga të rinjtë. Ata thonë se nevojat e tyre janë më të mëdha se pensioni që marrin. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë tha se pas trendit të migrimit të rinisë, është me rëndësi që në Pollog të hapen disa shtëpi për pleqtë.

    Koha e sotme bëri një migracion të të rinjve në perëndim kështu që, shumë të moshuar mbetën vetë në shtëpi, dhe ata fëmijë kur kthehen vijnë kërkojnë te ne por s`ka kushte për t`i vendos prindërit këtu! Ata kanë mbetur në mëshirë të kohës. Shteti si shtet duhet të merr masa të ndërtojë ato shtëpi për vendosjen e pleqve për një jetë më të rehatshme dhe jo kështu që mos mund të dali deri në market për artikuj ushqimor – tha Selver Memeti, kryetar i SHP Tetovë.

    Disa të moshuar që i anketuam në Tetovë kërkojnë që shteti t’i sigurojë shëndetësi falas, por edhe barna në listën pozitive, me qëllim që t`ia dalin muajit me pensionet e vogla që kanë. Ata madje kritikojnë edhe rininë, që sipas tyre nuk kanë respekt për të moshuarit.

    “Aspak s`ka respekt, më keq është bë. Nuk marrin parasysh aspak. Ka disa por pak janë ata. Ju flas për lagjen time”.

    “Nuk është si dikur, ka vdekur ajo kohë më”.

    Përpara kishte qendra rekreative, pushimore, shkonin të moshuarit pensionistët pushonin nëpër ato pushimore, sot s`ka asgjë, u shitën krejt. Vendi jonë është shumë pas edhe nga qytete tjera që janë të pasur edhe me klube, kurse ne kemi vetëm një klub në shoqatën tonë. Qyteti si qytet nuk ka, qendrën sportive e kanë privatizu, s`është si përpara kur dilnim me nipa mbesa në qendrën sportive – u shpreh Selver Memeti, kryetar i SHP Tetovë.

    Dita ndërkombëtare e të moshuarve, është ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në gjithë botën. Më 14 tetor të 1990, asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, caktoi 1 tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Poeti dhe politikani

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Numri i qytetarëve të regjistruar nuk ndikon në numrin e votuesve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë