Do të ketë hetim se kush e nxori “sekretin ushtarak” pse kryeministri Kovaçevski nuk u paraqit në ushtri

    Ministria e Mbrojtjes do të inicojë procedurë për dokumentin e publikuar nga Regjistri i ARM-së, i cili u shpërnda në rrjetet sociale, pasi më herët VMRO-DPMNE kishte akuzuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski, kishte dezertuar pa arsye. Nga Ministria thonë se dokumenti ka përmbajtje të klasifikuar dhe do të kërkojnë përgjegjësi për trajtim të pakujdesshëm dhe publikim të paautorizuar.

    “Dokumenti i publikuar në rrjetet sociale dhe i paraqitur nga një parti politike, pas kontrollit fillestar, paraqet dokument që është regjistruar fillimisht në dokumentacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë si dokument me vulën “sekret ushtarak” dhe më vonë pas miratimit të Ligjit për Informacione të Klasifikuara, merr një klasifikim “tepër sekret”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

    Ministria u bëri thirrje partive politike dhe individëve, në përpjekje për të fituar pikë politike, të mos inkurajojnë kryerjen e veprave penale. Në anën tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki, ka vazhduar me akuzat drejtuar kryeministrit dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

    “Që kryeministri dezertor Kovaçevski është i paaftë, e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar dokumentin e publikuar në rrjetet sociale, ku qartë thuhet se kryeministri është i paaftë përgjithmonë”, deklaroi Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.
    Socialdemokratët u përgjigjën me të njëjtën masë – se dezertori në të vërtetë ishte Kovaçki.

    “Mickoski zgjodhi Kovaçkin për paraqitjen e gënjeshtrave dhe manipulimeve. I vetmi dezertor ushtarak në skenën politike është Dragan Kovaçki. Kovaçki ishte kolonel në ARM, por dezertoi politikisht dhe u largua nga ushtria për t’i shërbyer Mickoskit si deputet…”, thonë nga LSDM.

    Pas akuzave të një dite më parë nga VMRO-DPMNE, kryeministri Kovaçevski u përgjigj se statusi shëndetësore që i është dhënë është rezultat i ndërhyrjes kirurgjikale para 20 viteve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bullgaria kërkon ndryshime të menjëhershme në tekstet shkollore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë