Dobrilla Kacarska merr kërcënime verbale, e paraqet rastin në polici

    Sot në mesditë në afërsi të një qendre tregtare në qendër të Shkupit, një person i panjohur e ka kërcënuar verbalisht kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, pas së cilës ka ndërhyrë sigurimi i saj.

    “Policët e Stacionit Policor Qendër sot në orën 14:00 kanë privuar nga liria V.P.G. (57) nga Bogdanci, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka kërcënuar D.K (67) nga Shkupi me fjalët “do të përgjigjesh, do të përgjigjesh tmerrësisht” në një objekt hoteliere në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup”.

    “Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 144 i Kodit Penal”, njofton MPB.

    Gjykata Kushtetuese për MIA konfirmoi se kryetarja e Gjykatës Kacarska ka raportuar sot për sulm verbal dhe kërcënim ndaj sigurisë në stacionin policor. Për ngjarjen në polici janë deklaruar disa dëshmitarë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndërron jetë një foshnje nëntë muajshe në spitalin e Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë