Dimitrievski i Kumanovës i ikë përgjegjësisë për punësimin e katër maqedonasve të paraqitur si shqiptarë

    Komuna e Kumanovës largon përgjegjësinë nga keqpërdorimi i bërë i të sapo punësuarve në këtë institucion përmes deklarimit të rrejshëm të përkatësisë etnike. Sipas administratës së Maksim Dimitrievskit deklarimi i katër maqedonasve si shqiptar me qëllim uzurpimin e vendeve të punës të parapara për shqiptar nuk është çështje që e tangon komunën, por e drejtë individuale e kandidatit.

    “Deklarimi i kandidatëve mbi përkatësinë kombëtare gjatë konkurrimit për një vend punë është e drejtë individuale dhe neve si institucion nuk kemi të drejtë dhe mundësi ligjore të ndikojmë në të. Njerëzit nuk zgjidhen në bazë të përkatësisë etnike sepse neve i përkushtohemi plotësimit të kushteve nga konkursi”, njoftojnë nga Komuna e Kumanovës.

    Lidhur me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe respektimin e kritereve të balansuesit, nga Komuna e Kumanovës thonë se akti balansues i miratuar nga kuvendi komunal respektohet me përpikëri. Megjithëse kjo nënkupton se respektimi i këtij akti është vetëm në aspektin juridik-formal.

    “Komuna e Kumanovës mban llogari mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të kombësive brenda institucionit. Kjo çështje është e rregulluar falë balansuesit të miratuar nga Këshilli Komunal i Kumanovës”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

    Më 30 qershor, falë konkursit të hapur paraprakisht në fillim të muajit qershor, Maksim Dimitrievski ka nënshkruar 4 vendime për punësime në Komunën e Kumanovës. Nenad Dimovski, Dragan Veliçkovski, Igor Dimitrievski dhe Boban Stojanovski janë punësuar në pozitat e parapara në konkurs falë deklarimit të rrejshëm si shqiptar vetëm përmes një deklarate noteriale. Punësime të tilla në Komunën e Kumanovës janë bërë edhe gjatë muajit maj, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se në ndërkohë ka pasur edhe punësime të tjera nëpër ndërmarrjet komunale publike. Aktualisht nuk ka mekanizëm ligjor i cili parandalon keqpërdorimin e balansuesit, ndërsa nisma e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për deklarim të detyrueshëm të kombësisë nga dita e lindjes u ngri me vendim të Gjykatës Kushtetuese. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të qenurit grua e shpëtoi nga dajaku, por jo edhe nga dëmtimi i veturës, rrëfen Elmedina Abdulahi

    Lajmi i rradhës

    ShGM, KEMM dhe SPGM: Dënojmë ashpër vendimin skandaloz për vendosjen e censurës nga “Sloboden Peçat”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë