Doktor Cana: Filipçe të jep dorëheqje!

    Dr. Fadil Cana, specialist infektolog në Klinikën për Sëmundje Infektive ka folur në emisionin 24 Analiza, lidhur me tragjedinë në Tetovë. Ai tha se për këtë tragjedi duhet të kërkohet përgjegjësi, përcjell Nistori.

    “Unë besoj se kush do qoftë, jo vetëm ministri, të ishte në atë pozitë dhe në çfarëdo shteti, duhet të mbart përgjegjësi morale dhe të hapen rrugët për organet e hetimit. Detyrimi për të dhënë dorëheqje është morale, dhe para kësaj, gjithçka që është në kompetencën e tij, të gjithë ata që janë përgjegjës për menaxhimin e spitalit të Tetovës të shkarkohen”, tha Cana.

    Përndryshe nga zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë që shërbente për pacientet e infektuar me Covid-19, mbetën të vdekur 14 pacientë, ndërsa 12 janë hospatilizuar dhe gjendja e tyre është stabile. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës – atë e kallëm të gjithë ne!

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, sot do të marshohet në nder të viktimave nga zjarri në spitalin modular

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë