DRAFT RAPORTI I BE-së PËR MAQEDONINË: Më shumë angazhim në luftën kundër korrupsionit

    Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian publikoi draft raportin 34-pikësh të vitit 2022 për Maqedoninë e Veriut në faqen e saj zyrtare. Kjo e fundit u përpilua nga raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk.

    ANGAZHIMI PËR ANËTARËSIMIN NË BE

    Sa i përket angazhimi për anëtarësimin në BE, Draft-raporti ka theksuar se mirëpret angazhimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE, i cili është mbështetur nga përparimi i qëndrueshëm në garantimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtat themelore, duke lëvizur drejt harmonizimit të politikave ndërsektoriale. Raportuesi Ilhan Kyçyk, ka përshëndetur përafrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë përgjigjen e saj të qartë ndaj agresionit kundër Ukrainës duke u përafruar me masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Nga Komisioni kanë nxitur që të ketë një konsensus kombëtar për integrim në BE, duke u mbështetur në një fillim të suksesshëm të procesit të shqyrtimit, për të punuar drejt qëllimit ambicioz për përmbushjen e kritereve për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Ata kanë nënvizuar nevojën për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe gjithëpërfshirjen e procesit, duke përfshirë dimensionin e tij parlamentar.

    DEMOKRACIA DHE SHTETI LIGJOR

    Ndërkohë në draft-raport ka qëndruar edhe raporti për demokracinë dhe shtetin ligjor. Në këtë rubrikë raportuesi Kyçyk, ka komplimentuar Maqedoninë e Veriut për rezultatet e prekshme në konsolidimin e demokracisë dhe ka kërkuar nga vendi të intensifikojë përpjekjet për të përmirësuar qeverisjen dhe qasjen në drejtësi. BE ka bërë thirrje autoriteteve të adresojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse rekomandimet e pazgjidhura dhe reformat zgjedhore para zgjedhjeve të vitit 2024.

    Nga BE kanë mirëpritur ndjekjet penale në lidhje me shpërdorimin e detyrës dhe presin me padurim veprime sistematike për parandalimin dhe ndjekjen penale të rasteve me korrupsionin. Derisa nga atje kanë përshëndetur kontributin e shoqërisë civile dhe të mediave kundër korrupsionit. Gjithashtu është kërkuar nga autoritetet të angazhohen më shumë në luftën kundër korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kanë kërkuar të kryhen reforma në administratën publike dhe pushtetin lokal. Nga atje kanë shprehur keqardhje për sulmet hibride, të tilla si fushatat e dezinformimit, sulmet kibernetike dhe kërcënimet e rreme me bomba, të drejtuara kundër institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

    LIRITË THEMELORE DHE TË DREJTAT E NJERIUT

    BE ka përshëndetur përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore dhe ka mirëpritur përparimin e saj drejt eliminimit të të gjitha llojeve të diskriminimit dhe sigurimit të barazisë. Ka mirëpritur ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, që mbulon krimet që lidhen me dhunën ndaj grave dhe sigurinë e gazetarëve dhe këmbëngul në nevojën për të forcuar komisionin kundër diskriminimit të Maqedonisë së Veriut dhe zyrën e Avokatit të Popullit. Nënvizon rëndësinë e heqjes së barrierave për përfshirjen socio-ekonomike të personave me aftësi të kufizuara.

    PAJTIMI DHE MARRËDHËNIET E MIRA FQINJËSORE

    Nga BE kanë vë në dukje përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për diplomaci pozitive dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ka ritheksuar mbështetjen e saj të plotë për një zbatim të ndërsjellë të vazhdueshëm të Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. BE-ja ka përgëzuar angazhimin konstruktiv të vendit si pjesë e nismave gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit rajonal dhe mirëpret përparimin e prekshëm të arritur në kuadër të Procesit të Berlinit dhe samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

    REFORMAT SOCIO-EKONOMIKE

    BE nxit autoritetet të vazhdojnë të përparojnë në reformat strukturore që do të mundësojnë një rimëkëmbje të qëndrueshme dhe rritje gjithëpërfshirëse nëpërmjet përmirësimit të qeverisjes, arsimit, digjitalizimit, përfshirjes sociale, formalizimit të ekonomisë dhe përmirësimit të aftësive. Komisioni ka nënvizuar natyrën transformuese të ndihmës thelbësore të BE-së të ofruar në kuadër të IPA-së dhe kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë paketën e mbështetjes për energjinë. thekson se financimi duhet të pezullohet në rastet e kthimit prapa apo vonesave të pajustifikuara të reformave. Fton politikëbërësit të konsolidojnë qeverisjen fiskale dhe të forcojnë stabilitetin makro-financiar.

    Draft-raporti ka folur edhe energjinë, mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe lidhjet. Aty kanë ftuar vendimmarrësit të kenë prioritet masat e efikasitetit të energjisë dhe mirëpret hapat për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë dhe diversifikimin e energjisë. Kanë nënvizuar natyrën transformuese të ndihmës thelbësore të BE-së të ofruar në kuadër të IPA-së dhe kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë paketën e mbështetjes për energjinë. Fton politikëbërësit të konsolidojnë qeverisjen fiskale dhe të forcojnë stabilitetin makro-financiar. Energjia, mjedisi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe lidhja. Në fund kanë ftuar autoritetet që urgjentisht të zbatojnë rekomandimet e UNESCO-s për ruajtjen e statusit të trashëgimisë së rajonit të Ohrit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    MAQEDONIA E ZHYTUR NË KREDI | Çdo qytetar ka borxh 1700 euro

    Lajmi i rradhës

    A do të ketë edhe një Marrëveshje të Ohrit në Ballkan?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë