Dragi Rashkovski ka kërkuar që t’i kthehet pasaporta

    Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, ka kërkuar që t’i kthehet pasaporta, e cila i është marrë si masë për të parandaluar largimin e tij nga vendit. Ai para gjykatëses Mihailovska tregoi se kërkon që të hiqet masa për sigurimin e pranisë së tij.

    Rashkovski ka mbetur pa pasaportë pasi fillimisht është liruar nga paraburgimi, e më pas edhe nga arresti shtëpiak. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Shkup, kur edhe Rashkovskit i është urdhëruar që çdo të hënë të paraqitet në gjykatë dhe t’i merret pasaporta deri në aktgjykimin me të cilin akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për pastrim parash.  Kërkesa e tij vjen në prag të sezonit të pushimeve verore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Babo i mëson Zelenskit taktikat e luftës guerile

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi i kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-së ndaj arsyetimeve në propozimin për interpelancë kundër tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë