Drejtori i NP-së e punëson vetën në të njëjtën ndërmarrje, alarmohet Komisioni kundër korrupsionit

    Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ditë më parë në një seancë shqyrtoi rastin e parë – një rast i pranuar tek ata, për punësim kur një person-drejtor në një Ndërmarrje Publike punësohet vetë, në të njëjtën Ndërmarrje Publike. Agjencia Kundër Korrupsionit do të iniciojë përgjegjësi penale para Prokurorisë Publike për shkelje të nenit 353 të Kodit Penal, përkatësisht nismë për përcaktimin e përgjegjësisë. Ai do t’i paraqesë një nismë për përgjegjësinë e drejtorit dhe ushtruesit të detyrës, drejtori i Ndërmarrjes Publike, raporton Civil, përcjell Nistori.

    KSHPK-ja, pas shqyrtimit të dokumenteve të dorëzuara dhe siç e sqaroi këtë rast Katica Nikolovska, anëtare e Departamentit Kundër Korrupsionit, e cila e arsyetoi këtë lëndë, pa mëdyshje i referohet skenarit të planifikuar, por edhe dispozitat e Ligjit për parandalimin e korrupsionit i lidh drejtpërdrejt si shpërdorim të detyrës zyrtare për të përfituar për veten ose për tjetërkënd.

    Ajo shpjegoi se drejtori ka siguruar përfitime për vete duke u punësuar në administratën publike,  ndërsa  ushtruesi i detyrës drejtor i NP-së dhe kryetari i komunës duke shfrytëzuar funksionin dhe pozitën e tyre kanë ofruar përfitim për një person tjetër, pra për drejtorin aktual.

    Në seancën e djeshme të Antikorrupsionit, Nikolovska informoi se drejtori i ndërmarrjes publike, duke shfrytëzuar pozitën e drejtorit, ka ofruar kushte me shpalljen publike të punësimit të një profesionisti në administratën publike të NP, që t’i sigurojë punë vetes, në mënyrë që pas përfundimi i mandatit të tij si drejtor të mund të kthehej në atë institucion si punonjës.

    “Ka qenë simptomatike që drejtori i NP-së jep dorëheqje nga pozita e drejtorit, zgjidhet ushtruesi i detyrës së drejtorit, pastaj ka konkurs për përzgjedhjen e nëpunësve publikë dhe përsëri konkurs për zgjedhjen e drejtorit. E gjithë kjo do të ishte në rregull nëse rolin kryesor në tërë procedurën nuk e ka i njëjti, gjegjësisht drejtori i NP-së”, tha Nikolovska, anëtare e KSHPK-së.

    Pas dorëheqjes, nënvizoi Nikolovska, kryetari i asaj komune, në pajtim me Ligjin për ndërmarrje publike, nga radhët e të punësuarve zgjedh zëvendësdrejtor dhe shpall konkurs për përzgjedhjen e profesionistit në administratën publike, ndërsa kushtet dhe krejt të tjerat. parashikohen me rregullore dhe akte. Vetë procedura nuk ka dobësi, theksoi ajo, gjithçka është në përputhje me ligjet dhe afatet, komisioni përzgjedhës zgjedh kandidatin – drejtorin.

    Pas një kohe pas përfundimit të procedurës për përzgjedhjen e nëpunësit publik shpallet konkursi për rizgjedhjen e drejtorit të NP-së, sepse ushtruesi i detyrës. është maksimumi gjashtë muaj. Dhe e gjithë kjo do të ishte mirë, tha Nikolovska, nëse drejtori i vjetër, tani nëpunës publik, nuk paraqitet si kandidat i vetëm për drejtor dhe kryetari e zgjedh sërish për drejtor të NP-së.

    “E gjithë kjo është e regjistruar në Agjencinë e Punësimit, aktet janë miratuar, ushtruesi i detyrës drejtor është kthyer në radhët e punonjësve në NP dhe si thonë edhe ujku i ngopur dhe delet në numër, që drejtori aktual kur t’i mbarojë mandati, të ketë mundësi të kthehet si punonjës i rregullt në administratën publike të NP-së”, sqaroi Nikolovska.

    Regji dhe për turp, film për fëmijë, tha anëtari i KSHPK-së Nuri Bajrami. – Të ngritët iniciativë që kjo të mos përsëritet në këtë mënyrë, shtoi ai. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Todorov: Do të jetë katastrofë nëse Zaev e tërheq dorëheqjen

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Shaqir Fetahu u ka bërë thirrje qytetarëve që “për hir të Allahut” ta votojnë BDI-në (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë