DShA: Qeveritarët e RMV duhet të demonstrojnë rezultate të forta kundër korrupsionit

    “Korrupsioni ka potencialin të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut”, thanë nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit Amerikan, i pyetur nëse amendamentet e reja në Kodin Penal, që ulin dënimet për shpërdorim detyre dhe bashkim kriminal, do të pengojë përpjekjet e SHBA për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në vend.

    “Ne inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që të përmbushë premtimet e saj për të luftuar korrupsionin. Udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut duhet të demonstrojnë rezultate të forta, të prekshme, kundër korrupsionit duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke parandaluar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, që është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në qeveri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti Amerikan për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

    Ndryshe, Kuvendi me flamur evropian dhe me procedurë të përshpejtuar miratoi ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat parashihen dënime më të vogla për zyrtarët dhe funksionarët që keqpërdorin pozitën e tyre, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim në Kodin Penal.

    Lajmi Paraprak

    Bashkim apo asgjësim?

    Lajmi i rradhës

    Hajredini – Mariçiqit: Fshehtazi apo publikisht do të bisedoni me deputetët për ndryshimet kushtetuese?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë