Bashkim apo asgjësim?

    Foto: A2 CNN

    REDI SHEHU 

    Pak ditë më parë, pas vetëm dy vitesh, pamë numrin më të madh të deputetëve demokratë të mbledhur në një sallë të gjithë tok bashkë në një tryezë me motivin se si të koordinojnë punët për të luftuar Edi Ramën. Në dukje kjo do ishte gjëja më normale që mund të ndodhte vetëm pak vite më parë, por ama jo sot. Opinioni publik u mbars me idenë se tryezën e thirri Gazmend Bardhi dhe si e tillë kjo u pasua me një rreshtim të verbër të palëve, të cilët në listën e fjalorit denigrues, kishin lënë vetëm pak gjëra pa i thënë njëri-tjetrit. Në fakt, tryeza u relizua jo sepse deshi z. Bardhi, por sepse deshi z. Berisha dhe kur ai do një gjë, ajo gjë me siguri që realizohet. Momenti i kërkesës së grupimit Bardhi rastisi të ishte në një linjë me atë të z. Berisha, ku të dy mendojnë të përfitojnë në maksimum nga kjo ngjarje.

    Berisha për të përdorur grupimin Bardhi si detergjent pas- trues për njollat e veta politike, dhe pala tjetër, për të shtënë në dorë pak nga fuqia elektorale e ujkut të vjetër. Ajo që unë mendoj vërtet, është se takimin, në fakt, e bëri të mundur Lulzim Basha. Kjo duket paramdoksale, por kthimi i tij donkishotesk, duket se nuk i la alternative më të mirë grupimit Bardhi. Papritmas, Bardhi dhe Berisha e panë veten në një front kundër rrezikut të opozitës gjelatinoze të Bashës dhe gëlltitën çdo gjë që kishin thënë për të mos i dhënë dorën njëri-tjetrit plot optimizëm rithemelues.

    Në fakt, është pak telash kur e men- don, se një seri deputetësh që vijnë nga listat e kryetarit dhe që nuk kanë parë realitetin në sytë e zgjedhësve, nuk kanë një ide apo projekt politik, si do ta menxhojnë ata të ardhmen e tyre. Rruga më e thjeshtë është rreshtimi diku, pavarësisht se ku, mjafton të kërkosh strehim politik diku në një “comfort zone”, e cila të garanton riqarkullim politik në lista. Fatkeqsisht, ky fenomen konstatohet në të tre grupimet e PD-së, tek rithemelimi, te Basha dhe te grupimi Bardhi. Të paktë janë ata të cilët qëndrojnë në ballë të betejës dhe pozicionohen qartë që në fillim të luftës politike.

    Për disa, rikthimi i Bashës shihet si një akt shpresëdhënës politik. Unë personalisht mendoj se ky akt ishte jo vetëm vënia kapak e çdo shprese për qarkullimin e elitave të djathta konservatore ne Shqipëri, por edhe një vërtetim i tezës se Basha është berishisti më i madh pas Berishës. Mënyra se si dha “dorëheqjen”, kthimi i tij, si dhe i gjithë mekanizmi statutor që pasoi të rikujton foltoren e parë dy vitetve dhe nxitimin e Berishës për të marrë në dorë frenat e së djathtës. Jo vetëm kaq, por rikthimi i Bashës legjitimoi akoma më shumë ekzistencën e Berishës dhe rithemelimit, duke e zgjatur agoninë kush e di se për sa kohë. Kështu, ndodhemi në një anije politike të së djathtës, ngecur në rërën bllokuese të dy personave si Berisha dhe Basha që nuk garantojnë aspak reformimi e së djathtës shqiptare. Sikur të mos mjaftonte kjo panoramë, në skenë del edhe Bardhi me grupimin e tij që nuk heziton me pasion të nxitojë e të thellojë akoma më shumë krizën duke lëgjitimuar rithemelimin si anjë herë tjetër.

    Dukej se z. Bardhi dhe deputët që e
    pasonin, nuk kishin rrugë tjetër për të mbijetuar pas kthimit të Bashës, ose të hapnin parti të re, ose t’i bashkoheshin rithemelimit. Është e kuptueshme se qëllimi i Bardhit, duke spostuar një numër të madh deputetësh me vete, ishte t’i tregojë Berishës se ai ka fuqi të madhe parlamentare, madje edhe më të madhe se vete Berisha. Ndoshta, ku i dihet, në një të ardhme të afërt mundej që rithemelimi t’i ngelej Bardhit në dorë. Por ama, Bardhi këtu bën një gabim të madh nëse mendon një gjë të tillë. Berisha është makineria më e madhe dhe e sofistikuar e së djathtës, e cila nëse ka një sukses të vetëm, është kapaciteti gëlltitës i kundërshtarit politik. Për këtë arsye, rreshtimi i grupimit Bardhi me këtë pjesë të PD-së është fillimi i fundit të tyre si grupim. Ai që quhet bashkim është thjesht fillimi i procesit të eleminimit të këtij grupimi drejt një rithemelimi akoma më të madh.

    Gjëja më thelbesore lidhur me këtë gjarje politike, është të shtruarit e disa pyetjeve. Është bërë zakon te ne që kapërcimi politk të mos njohë as edhe një parametër moral dhe etik. Në sytë e audiencës po instalohet kultura e mungesës së përgjegjësisë për aksione politike të pabazuara në një kod moral. Sot, z. Bardhi do të duhet të sqarojë nëse ai e njeh z. Berisha si kryetar të Partisë Demokratike, pasi ka votuar për ta shkarkuar atë dhe pasi e ka akuzuar në çdo dalje publike ? Do të ishte më e ndershme ta pohonte një gjë të tillë se sa retorika e mosnjohjes. Nga njëra anë thuhet se nuk mund të anashkalohen 510 mijë votues të rithemelimit, dhe nga ana tjetër, nuk e njohim Berishën si kryetar Partie. Kjo është thjesht hipokrizi. Të paktën të bëjnë një punë të hajrit, ta çojnë Partinë Demokratike nga gjendja e ndarjes në tre-katër pjesë, të mund ta reduktojnë në vetëm dy pjesë. Kjo do ishte, edhe pse ironike, përpjekja më reale për bashkim.

    Edhe pse antiberishistët e PD-së në mënyrë disfatiste pranuan berishizmin, duke bërë gjënë e vetme që kanë ditur të bëjnë gjithmonë, përsëri në të djathtën shqiptare nuk doli një lider, i cili të jetë më i rëndësishëm se logoja. Kur një lider tejkalon logon ai nuk e ka problem të bëjë çfaredo lëvizjeje të re politike, sepse ai nuk kërkon strehim politik te simboli ai është vetë thelbi i ideve dhe metodave politike që i japin jetë logos. Edhe propozime të të tipit “njësi federative” brenda PD-së ku të bashkohen të gjitha pjesët e saj në një federatë politike, është ide e alienuar, sepse vë në pikëpyetje identitetin politik dhe juridik të vetë PD-së.

    Si mund të luftohet dhe mundet Edi Rama me metoda federaliste, por edhe nëse do të ndodhte një mrekulli e tillë, përsëri sfida e pushtetit do të ring- jallte luftën e vjetër edhe më egërsisht se përpara. Partia Demokratike duhet të kalojë përmes procesit të pastrimit të vetvetes me kostot politike që ky proces ka. Kjo është një dhuratë që ia dhanë vetë drejtuesit e saj. Ndoshta dekadenca e saj e mbajtur nen trysninë e liderit për një kohë të gjatë e kërkon një proces të tillë të dhimbshëm. Më shumë se sa Edi Rama sfida është e ardhmja e të djathtës shqiptare. Gjithses, opozita e vetme tani për tani sa të kolaudohet e djathta, duket se
    ngelet SPAK. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Punëtorët nga Azia mbushin boshllëkun në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    DShA: Qeveritarët e RMV duhet të demonstrojnë rezultate të forta kundër korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë