Dujovski: Tragjedia është rezultat i asaj që institucionet nuk e kryejnë punën e tyre

    Dekani i fakultetit të sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski theksoi për TV Telma se tragjedia që ndodhi me aksidentimin e autobusit nga Maqedonia në Bullgari është për shkak se institucionet nuk e kryejnë punën e tyre.

    “Nuk duhet të habitemi se si autobusi ka kaluar kufinjtë për shkak se atje nuk kërkohen leje ndërkombëtare. Kjo ngjarje e rëndë tregoi se situata në këtë sferë është shumë më e keqe”, theksoi Dujovski.

    Sipas tij, transporti publik legal në Maqedoni përbën vetëm një të tretën. Ai shtoi se transporti jolegal i udhëtarëve është aq i madh, sa që kompanitë e regjistruara as që vërehen, apo thuajse nuk ekzistojnë.

    Lajmi Paraprak

    Mbetet i njejtë qëndrimi i Bullgarisë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Borxhi i komunës së Tetovës është mbi 24 milionë euro (Dokument)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë