Duraku: shqiptarët dinë të bashkohen në momente të duhura

    Duraku: Në zonën e 2-të e synoj deputetin e 6-të!

    Nuk diskutohet 3-shi, unë 6 e synoj. 6 e synoj“, këtë e tha në Click Plus në TV21 Sadulla Duraku, bartës liste në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian. Duraku tha se për këtë do t’i duhen rreth 40.000 vota.

    “Shiko Fatmir, unë nuk merrem me statistika, Unë jam bartës i listës në zonën numër dy. Unë e shikoj terrenin. Unë më shumë jam terrenash sesa Facebook, ke parasysh. Unë e eci terrenin, do shikoj terrenin, do të bisedojë me miq, dashamirë, me grupe interesash, edhe prej partive tjera do të bisedojë, edhe prej te VLEN-ni do të bisedojë. Kam unë njerëz aty që bisedoj”, tha Duraku.

    Duraku për bashkimin me Selën: Jemi vëllezër, shqiptarët dinë të bashkohen në momente të duhura

    Partitë politike mund të kenë ngatërresa ndërmjet vete, por shqiptarët janë vëllezër, të një gjaku dhe dinë të bashkohen në momente të caktuara. Kështu shprehet mes tjerash, Duraku teksa u pyet për koalicionin mes BDI-së dhe ASh-së – krahu i Ziadin Selës në kuadër të Frontit Europian.

    “Shqiptarët dinë të bashkohen në momente të caktuara dhe është normale që gjatë veprimit politik, partitë politike të interesa politike, ngatërresa në fjalë të thash e më the që të përfitojnë te qytetarët. Ne dhe pse jemi të ndamë në part politike, ne jemi vëllezër, të një gjaku. Nuk mundemi ta ndajmë mishin nga ashti”, tha Duraku.

    Ali Ahmeti është misionar, dhe misionin e tij e kryejnë vetëm shokët e tij

    Duraku ka folur për gardën e vjetër dhe të re të BDI-së. Thotë se të rinjtë e BDI-së janë për poste qeveritare, kurse garda e vjetër e BDI-së është për të realizuar misione – siç thotë – si i Frontit Europian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pensionistët në RMV ende të pakënaqur, pavarësisht se pensionet janë rritur

    Lajmi i rradhës

    Edhe lopa flet shqip – muuuuuu!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë