Edhe lopa flet shqip – muuuuuu!

    Erl Kodra

    Të gjitha gjallesat e mëdha, veçanarisht gjitarët nxjerrin britma të thjeshta nga fyti. Përshëmbull, lopa bën “muuu”, delja “beee”, qeni “ham ham” macja “mjau”. Siç e shikoni, të gjitha janë tinguj njërrokësh, ose ndryshe siç i quajnë Agron Dalipaj me shokë – embriomorfema. Në fakt edhe fyti njerëzor nxjerr tinguj të tillë – por me një ndryshim – tingujt e fytit të njeriut janë disi më të ndërlikuar dhe kompleks. Shkurt, të gjjtha fjalët që flasin rraca njerëzore përbëhen mga rrokje, kombinimi i të cilave nxjerr fjalën, fjalë e cila merr kuptim ne një gjuhë të caktuar.

    Këmbëngulja e tyre sa “shkencore” dhe e thjeshtë për të shpjeguar gjuhët e botës përmes shqipes të lë pa tekst. Ata i bien shkurt, duke i ndarë fjalët në rrokje dhe bëjnë lidhje spektakolare të fjalëve, emrave, vendeve.

    “Kilimanxharo është fjalë shqip” – thotë A. D. Po ashtu shqip është edhe semplice, kadaif, kandar; shkurt krejt gjuhët e njerëzimit. Dhe të gjjtha shpjegohen përmes rrokjeve. Njësoj si lopa që ban “Muuuuuuuu”. Edhe lopa flet shqip.

    Vetëm kisha një pyetje. Sipas kësaj logjike; sepse unë jam i bindur se rrokjet kanë lidhje; përndryshe edhe fjalët e gjuhës shqipe, edhe të gjuhëve të tjera në rrokje ndahen. Puna është se pse duhet të themi se ata – të huajt – janë bazuar tek shqipja kur kanë mësuar të flasin, dhe jo anasjelltas, ne jemi bazuar tek të huajt. Dmth, pse duhet të themi se “kandari” është shqiptar, dhe turqit e kanë marrë nga ne shqiptarët, dhe nuk mund të themi sipas të njëjtës logjikë, se ne shqiptarët e morëm nga turqit? Sepse mund të dalë nesër Agron Dalipaj i Stambollit dhe me argumentat e Agron Dalipaj prej Shqipërie, të provojë se “kandari” është turk safi.

    Edhe lopa shqip flet – muuuuuuu!

    Lajmi Paraprak

    Duraku: shqiptarët dinë të bashkohen në momente të duhura

    Lajmi i rradhës

    Bien eksportet – Prodhuesit thonë se kanë kërkesa, por jo kushte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë