Kthimi i 17 milionë eurove nga Sead Koçan, gjithnjë e më i vështirë

    Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion do të hetojë mbi procedurën gjyqësore në rastin e Sead Koçan për të konstatuar lëshimet e mundshme si pasojë e të cilave dështoi kthimi i 17 milionë eurove të dëmit në buxhetin shtetëror.

    Alsat mëson se pas elaborimit që ka bërë Avokati i Shtetit, prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska është angazhuar të hetojë lëshimet gjatë procedurës penale dhe në janar të referojë mbi lëshimet dhe konstatimin e përgjegjësisë së palëve, përkatësisht keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, drejtori i Agjencisë për menaxhimin me prona të konfiskuara, Faton Asani, krerët e gjykatës Penale dhe Civile, përfaqësues të Qeverisë, ministrisë së Drejtësisë, Kadastrës dhe Regjistrit Qendror.

    Deri tek dështimi i kthimit të dëmit në buxhetin shtetërorë, jo zyrtarisht erdhi si pasojë e dëshmit të Prokurorisë Publike e cila në vend që të vendoste ngrirjen e pasurinë në pronat e Koçan, kishte vendosur konfiskimin e pasurisë e cila prej 17 milionë eurove, 15 milionë ishin nën hipotekë. Gjatë procedurës prokurori publik nuk kishte pranuar zgjerimin e konfiskimit në pasuri të pa vendosur në hipotekë dhe as nuk kishte kërkuar prishjen e hipotekave në fazën e paraparë me ligj.

    Agjencia për Menaxhimin me Prona të Konfiskuara kishte marrë përsipër shitjen e pasurisë dhe rikuperimin e dëmit buxhetor, por nuk kishte arritur ta shesë shkaku i hipotekave. Edhe pse Avokati i Shtetit kishte kërkuar që hipotekat të prishen përmes procedimit penal, Gjykata Supreme kishte rekomanduar se ë njëjta duhet bëhet përmes Gjykatës Civile. Ndërkohë kjo e fundit edhe në vendimin e shkallës së parë edhe në vendimin e shkallës së dytë kishte konstatuar se procedura për prishjen e hipotekave është dashur të zhvillohet gjatë procedurës penale dhe në këtë fazë nuk lejohet, duke bë që përfundimisht dëmi i shkaktuar nga Koçan prej 17 milionë eurove të mos mund të kthehet në buxhetin shtetërorë.

    Më 20 korrik 2018 Sead Koçan u shpall fajtor për rastin e ish PSP-së, “Trust” duke u dënuar me 6 vite burg. Më 11 mars 2019 Gjykata e Apelit uli dënimin e Koçan në 4 vite e 8 muaj.
    Kujtojmë që Sead Koçan ishte njëri ndër 48 emrat e propozuar nga Ministria e Drejtësisë për falje grupore, listë e cila pas publikimit nga Televizioni Alsat dhe reagimet në opinion, u tërhoq për të mos u rishqyrtuar dhe për të mos pasur falje kolektive për vitin 2021 në kuadër të festave të fund vitit.

    Lajmi Paraprak

    Qyteti i Shkupit përfundimisht me masa konkrete për ajrin e ndotur

    Lajmi i rradhës

    Dy qytetet më të ndotura në vend: Shkupi dhe Strumica

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë