Dy shtetas nga Maqedonia e Veriut në listën “non grata” të Shqipërisë

    Fotografia është krijuar me ndihmën e Intelegjencës Artificiale (IA) për të ilustruar artikullin

    Ministria e Brendshme shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar.

    Siç raportojnë burime të Top Channel, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

    Burimet i thanë gazetares Anila Hoxhës se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Belën dhe imamin Bekir Halimin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

    Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.

    Lajmi Paraprak

    Uji i Gostivarit mbetet i kontaminuar me bakterie

    Lajmi i rradhës

    Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë