Dy vrasje në fshatin Çellopek dhe dy të plagosur

    *Përditësim

    Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, duke vepruar në thirrjen e qytetarëve, pasi i njejti dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku edhe gdo të sigurohen kushtet për hetuesinë për të hetuar në tërësi ngjarjen” tha Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.

    Sot para disa orëve në fshatin Çellopek të Tetovës ka ndodhur vrasje e dyfishtë, ndërsa edhe dy persona tjerë janë plagosur.

    Sipas informacioneve të Nistorit, personat e plagosur janë transferuar në Spitalin e Tetovës, ndërsa njëri prej të plagosurve dyshohet të jetë autori i vrasjes së dyfishtë.

    Viktimat dhe personat e plagosur janë nga fshati Çellopek.

    Shkaqet e kësaj vrasje nuk dihen ende, por sipas informacioneve të banorë të fshatit, arsyet që kanë çuar deri te vrasja janë arsye banale – zënkë familjare. Policia është në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat. /Nistori/

    Më poshtë e keni momentin kur njëri prej të plagosurve sillet në Spitalin e Tetovës.

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Pa opozitën shqiptare në KShZ, nuk mund të ketë zgjedhje!

    Lajmi i rradhës

    Fuqia e romëve për një Europë vlerash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë