Gashi: Pa opozitën shqiptare në KShZ, nuk mund të ketë zgjedhje!

    Pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare në KShZ, nuk mund të ketë zgjedhje, thotë kreu i Alternativës, Afrim Gashi, pas debatit të ashpër në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend për zgjedhjen e anëtarit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Gashi është i prerë, thotë se ky vend në KShZ i takon opozitës shqiptare, respektivisht Lidhjes Europiane për Ndryshim

    “Unë e kuptoj që mund të bëni lojëra politike me gjëra që janë të interpretueshme politikisht, nuk janë të qarta, ligji është me dy kuptime, por për çështje që janë të saktësuara me ligj, të bëni këso manipulime, secilin qytetar po ta pyesni se kujt i takon anëtari i shtatë i KShZ-së, të gjithë do u thonë pa përjashtim, se i takon opozitës shqiptare. Çfarë bëjnë këta, i çojnë propozim një partie sa është formuar, ajo parti e propozon anëtarin e ASH-së, që është pjesë e shumicës, duan që përbërja e KShZ-së të jetë 5-2. Vërtet është çmenduri kjo çfarë është duke ndodhur”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: Deri më 20 janar do të kemi kryetar të ri të Kuvendit

    Lajmi i rradhës

    Dy vrasje në fshatin Çellopek dhe dy të plagosur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë