E diela ditë jopune, vështirë të zbatohet si ligj

    Ligji e diela ditë jopune në letër është i mirë, por ekspertët dyshojnë se i njëjti plotësisht do të praktikohet në terren.

    Mëditjet e dyfishta për punë në fundjavë apo për orë jashtë orarit nuk janë paguar as deri më tani thonë profesorët e së drejtës së punës. Për të pasur zbatim të suksesshëm, janë të domosdoshme kontrollet e shtuara nga inspektoratet dhe rritja e kompetencave të tyre.

    “Për t’u parandaluar keqpërdorimet sipas meje duhet të bazohet në një bazë tjetër, e kjo është rritja e kompetencave të inspektorëve të punës në inspektimet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave. Sepse në të kundërt, çfarëdo dispozita të miratojmë e diela të jetë ditë jopune për të gjithë, nëse ne nuk kemi kontroll mbi zbatimin praktik, do kemi probleme si deri më tani. Prandaj jam skeptik për zbatimin praktik të këtyre dispozitave”, tha Lazar Jovevski – profesor i së Drejtës së Punës.

    Nga Inspektorati i Punës paralajmërojnë kontrolle të shtuara pas vitit të ri. Mosrespektimi i ditës së diel si ditë jopune do të mbyllë për 30 ditë objektet që nuk respektojnë këtë ligj.

    Të gjithë punëdhënësit, kapacitetet e të cilëve do të punojnë ditën e diel do të kenë për detyrë listën me numrin e punëtorëve për atë ditë ta dorëzojnë në inspektorat që të mos ketë keqpërdorime.

    “Çdo punëdhënës ka obligim të informojë inspektoratin shtetëror të punës. Njoftimi duhet të përmbajë të dhëna për kryerjen e punës, përshkrim të procesit të punës dhe numrin e punëtorëve që do të punojnë të dielën”, deklaroi Vesna Tomevska – Inspektore nga Inspektorati i Punës.

    Apel për punëtorët nga inspektorati i punës është që të raportojnë nëse nuk u paguhet mëditje më e lartë apo kur punojnë të dielave edhe pse në ligj puna e tyre nuk bëjnë pjesë në veprimtaritë për të cilat bëhet përjashtim. Një pjesë e Odave ekonomike paralajmëruan rishikim e kushtetutshmërisë së këtij ligji, pasi sipas tyre me këtë kompanitë do të pësojnë dëme të mëdha. Ligji parashikon që 92 % e punëtorëve të pushojnë të dielave, ndërsa ata që do të punojnë, të marrin të paktën 50% mëditje më të madhe dhe një ditë pushimi që mund të përdoret në shtatë ditët e ardhshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mustafa Shentop për vizitë në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Në Strugë ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë