Mustafa Shentop për vizitë në Maqedoninë e Veriut

    Kryetari i Kuvendit të të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentopi gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut iu drejtua edhe deputetëve të kuvendit. Në fjalimin e tij Shentop tha se Republika e Turqisë e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat dhe shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve zhvillohen me rritje të shkëmbimit tregtar prej 46%.

    Ai nënvizoi se Turqia mbetet mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe vlerësoi se çështjet bilaterale nuk duhet të paraqesin pengesë për anëtarësim në organizatat multilaterale.

    Shentopi tha se shpreson që mosmarrëveshjet me Bullgarinë do të tejkalohen në kohë sa më të shpejtë dhe se Maqedonia e Veriut do i fillojë negociatat me BE-në. Kryetari i Kuvendit nacional turk, theksoi se komuniteti turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rëndësi të madhe për Republikën e Turqisë, e cila i kushton vëmendje të madhe arsimit të mirë në gjuhën turke në vend.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

    Lajmi i rradhës

    E diela ditë jopune, vështirë të zbatohet si ligj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë