“E Majta” ka ngritur kallëzim penal ndaj Shkodrane Dardhishtës

    Partia “E Majta” ka ngritur kallëzim penal ndaj Shkodrane Dardhishtës, zyrtare e BDI-së, për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe jotolerancës në baza kombëtare, përcjell Nistori.

    “E pandehura akuzohet se nëpërmjet Facebook-ut ka publikuar një status kërcënues duke iu referuar luftës së vitit 2001, në të cilën kanë humbur jetën qindra qytetarë të Maqedonisë. Krimi është kryer kundër shtetit dhe qytetarëve të tij, me qëllim të lëndimit të ndjenjave kombëtare të maqedonasve, e frymëzuar nga urrejtja e thellë kombëtare dhe jotolerancës ndëretnike.

    Motivet e të pandehurit në kryerjen e kësaj vepre janë poshtërimi i sistemit të sigurisë, dmth. duke dërguar një kërcënim të hapur për sigurinë publike të vendit, duke bërë thirrje për sulm ndaj institucioneve shtetërore dhe duke mbjellë frikë dhe duke rrezikuar sigurinë e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikë dhe që e ndjejnë dhe e duan atë si atdheun e tyre”, thuhet në deklaratën e partisë politike”.

    “E Majta” pret që Prokuroria Themelore Publike të shqyrtojë seriozisht dhe ta merr parasysh kallëzimin penal, ta thërret Dardhishtën në pyetje dhe të ngrejë kallëzim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Carovska: 75 për qind e mësimdhënësve janë të vaksinuar

    Lajmi i rradhës

    Pedri, fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2021

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë