Pedri, fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2021

    Ylli i mesfushës së Barcelonës dhe lojtari spanjoll Pedri, ka fituar çmimin ‘Golden Boy’ për vitin 2021. 18-vjeçari fitoi çmimin, pasi që 24 nga 40 gazetarët votuan për talentin katalonas si zgjedhja e parë, ndërsa 36 prej tyre e vendosën në mesin e tre të parëve, duke i siguruar 318 pikë.

    Ylli i Borusia Dortmundit, Xhud Belingam u rendit në vendin e dytë, me 119 pikë. Sulmuesi i Borusia Dortmund, Erling Haaland fitoi çmimin e vitit të kaluar me Pol Pogba, Entoni Martial, Kilian Mbape dhe Rahim Sterling, që ishin gjithashtu në mes fituesve të fundit.

    Kujtojmë se çmimi ‘Golden Boy’, jepet nga një panel gazetarësh kryesorë për lojtarin më të mirë evropian, i cili është nën 21-vjeç.

    Lajmi Paraprak

    “E Majta” ka ngritur kallëzim penal ndaj Shkodrane Dardhishtës

    Lajmi i rradhës

    KRRE solli vendim të ulet çmimi i dizelit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë