Lufta me pandeminë | Ja pesë vendet që nuk kanë filluar akoma vaksinimin

    Procesi i vaksinimit nuk ka filluar ende në Burundi, Eritrea, Haiti, Koreja e Veriut dhe Tanzania, vendet e vetme midis 194 vendeve anëtare të OBSH-së që nuk kanë nisur fushatën e tyre të imunizimit të popullsisë kundër coronavirusit të ri, raporton CNN.

    “OBSH vazhdon të mbështesë këto vende në marrjen e vendimeve, nëse do të fillojnë vaksinimet,” tha një zëdhënës për AFP.

    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tentros Antanom Gebregesus, kishte shprehur dëshirën për secilin vend për të filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe grupeve më të prekshme të popullsisë brenda 100 ditëve të para të 2021, një afat i cili skadoi në prill.

    “Ne po përballemi me një pandemi me dy shpejtësi, e nxitur nga pabarazitë”, tha Tentros.

    Lajmi Paraprak

    Vendi më i pasur në botë nuk siguron leje lindjeje me pagesë | Pse ndodh kjo?

    Lajmi i rradhës

    E vërteta e përkthimit në takimin Berisha-Gligorov

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë