Eco Guerilla: Keqmenaxhimi i higjienës në Tetovë nga ana e Teuta Arifit është i përmasave skandaloze

    Organizata ekologjike “Eco Guerilla” nëpërmjet një kumtese për media, i është kundërpërgjigjur kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila tha se qytetarët e papërgjegjshëm janë fajtorë për gjendjen me mbeturinat në qytet.

    Nga Eco Guerilla thonë se kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës në mënyrë të ulët dhe jodinjitoze për postin që mban, fajëson qytetarët se hedhin mbeturinat jashtë kontenjerëve edhe kur ato janë të stërmbushura e të pamjaftueshme.

    “Urojmë që dikush mos ja ket vjedhur passwordin e faqes në Facebook. Kryetaren duhet ta informojnë se mënyra e jetesës dhe konsumi i mallrave edhe në Tetovë është shumëfishuar në 10 vitet e fundit. Keqmenaxhimi i higjienës dhe pastërtisë në qytet është i përmasave skandaloze, si në asnjë komunë në rajon dhe më gjerë”.

    “Prandaj kryetarja aktuale, nëse ka dikë afër vetes duhet t’i llogarisë e planifikojë se sa kontenjerë duhet te ketë në qytet sipas indeksit mesatar se sa mbeturina ka për kokë banori dhe sa shpesh duhet të pastrohen, që në këto 8 vite pothuajse nuk është bërë asgjë. Nuk kan faj edhe puntorët e NPK Tetova të punojnë në kushte të mjerueshme dhe gjithë mbeturinat e qytetit mblidhen nga 2-3 kamiona të stërlodhur”, thuhet në reagimin e Eco Guerilla.

    Lajmi Paraprak

    Gjethet e Fikut | Si t’i përdorni për tensionin e lartë

    Lajmi i rradhës

    “E Majta” sërish do ta padisë Talat Xhaferin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë