Eco Guerilla mbjell pemë së bashku me nxënësit e mjekësisë dhe të bujqësores

    Gjatë fund javës së kaluar, Eco Guerilla së bashku me nxënësit, drejtorin, profesorët dhe stafin e shkollave të mesme “Nikolla Shtejn” dhe “Mosha Pijade”, mbollën 85 pemë në hapësirat e gjelbra të shkollave të tyre, përcjell Nistori.

    Qëllimi kryesor është ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e pemëve brenda hapësirave urbane, se si ato kontribuojnë për të pasur ajër dhe mjedis më të pastër, si dhe për të ushqyer idenë për t’u kujdesur për mjedisin dhe për të krijuar një vend më të mirë për të gjithë.

    Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi i të rinjëve për ndryshimet klimatike, ndotjen e ajrit dhe krijimin e oazeve të gjelbërta në Tetovë, Maqedonia e Veriut” mbështetur nga OSBE Vjenë dhe zbatuar nga Eco Guerilla. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela: u synua varrosja politike e Aleancës për Shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    LAJMET E RREME | Geer: në zgjedhje pritet shpeshtimi i dezinformatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë