Edhe 5 ditë deri në fund të fushatës zgjedhore, partitë vazhdojnë me aktivitete

    Kutia e votimit. Një qytetar i RMV duke votuar / Fotografia: Nistori

    Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë edhe pesë ditë kohë për të prezantuar programin e tyre zgjedhor në tentim për të siguruar mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 2 nëntor.

    Pasi të ketë skaduar afati për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar, sonte përfundon edhe afati për personat në arrest shtëpiak.

    Këta persona, si dhe të burgosurit dhe personat në azile pleqsh, votojnë një ditë para zgjedhjeve, më 1 nëntor.

    Raundi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt më 19 tetor dhe përfundoi në 43 komuna, ndërsa procedura do të përsëritet në Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, ku nuk pati pjesëmarrje të mjaftueshme dhe nuk u arrit censusi. 

    Lajmi Paraprak

    Uji në Tetovë i papijshëm pas reshjeve të shiut

    Lajmi i rradhës

    Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë