“Edhe ata i paguan populli maqedonas” – Micov i nervozuar braktis emisionin “Vo centar (Video)

    Stefan Vlahov Micov ka braktisur emisionin “Vo centar”, sepse nuk ka duruar presionin e pyetjeve nga gazetari Vasko Eftov në momentin kur i është përmendur se në këtë shtet për pagat e popullit paguajnë tatim turqit, shqiptarët, bullgarët, njëjtë si maqedonasit. Gjatë debatit kur po flitej për çështjet se kush po e udhëheq shtetin e Maqedonisë së Veriut, Vllahov ka hequr mikrofonin, është ngritur nga tavolina i nervozuar dhe ka ngritur zërin “shiko kush të udhëheq”, përcjell Nistori.

    Micov: Nga e marrim pagën? Pagën e marrim nga populli maqedonas! Nuk marrim pagën nga ata të huajt që udhëheqin! Edhe ata i paguan populli maqedonas!

    Gazetari Eftov: Mundet edhe nga populli turk, mundet edhe nga 3 mijë qytetarët bullgarë, sepse edhe ata 3 mijë qytetarë bullgarë paguajnë tatim. Ashtu siç edhe qytetarët shqiptarë. Ato para hyjnë në buxhetin dhe nga ato merrni pagë.

    Mirëpo, kjo gjë ka nervozuar Micovin deri në atë masë sa që të braktisë studion.

    Micov: A e shikoni se nuk kemi shtet? Ku e keni atë shtet? Çka! Kush të udhëheq? Kush është ministër i Jashtëm? Marrëzi!

    Dikur tha se ‘do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund ta flasin gjuhën e tyre’. Dhuna e cila ndodhi më 27 prill 2016 ishte e pranueshme për të.

    ”Çka mendoj unë për këtë? Mendoj se është cirk në Kuvend, këto janë të shiturit. Meritojnë më së pakti atë. Këtë e them. Absolutisht e meritojnë. Unë e miratoj këtë. Për luftën për Maqedoninë, miratoj gjithçka”, thotë Micov. (sinc. 2017)

    Dikur tha se ShBA ka interes për luftë ballkanike

    “Konsideroj se ShBA kanë interes për konflikte të armatosura në Ballkan”, ka thënë profesori universitar, Stefan Vllahov-Micov, në “Studion e hapur” të TVNova.

    “ShBA kanë interes për luftë në Ballkan. Nuk pajtohem me qëndrimin se nuk kanë. Ndërsa sa i përket mendimit te opinioni publik që ShBA është e interesuar për Shqipëri të madhe, konsideroj se ata bëjnë përpjekje të ketë betejë për Shqipëri të madhe ka deklaruar Vllahov. (sinc. 20216)

    Në vitin 2017 tha: Rama, Millosheviqi i ri i Ballkanit! (postim i cili më pas është fshirë nga Facebook)

    http://start.mk/article/209997/vlahov-micov-stop-za-albanskiot-politicki-terorizam

    Micov njihet për deklarata dhe nxitje të urrejtjes etnike. Ai madje në dhjetor të vitit 2015 në emisionin ‘Rruga drejt’ në Alsat M, duke u larguar nga studioja, kërcënoi se do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nebiu: E drejtë legjitime e opozitës që të kërkojë zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    Rangelloviq: Strategjia e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare është e gabuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë