Edhe kontabilistët në RMV i rritin çmimet

    Bazuar në kërkesat e anëtarëve si dhe zhvillimet ekonomike në vend dhe në sektor, bordi drejtues i Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistë të Autorizuar, morën vendim që t’u rekomandojnë firmave të kontabilitetit dhe kontabilistëve të pavarur harmonizimin e çmimeve të shërbimeve që u ofrojnë personave juridik, po ashtu edhe pagat e punonjësve të saj, me rritjen e inflacionit dhe rritjen e pagave minimale dhe mesatare në vend.

    Njëkohësisht, ekipi menaxhues i IKKA vendosi që nga mesi i muajit mars, pas dorëzimit të llogarive përfundimtare vjetore, të kryejë një anketë gjithëpërfshirëse mes kontabilistëve profesionistë në vend. Ndërsa, njohuritë e marra nga ky hulumtim, së bashku me të dhënat tjera relevante, të përdoren për një analizë të detajuar të situatës me çmimet e shërbimeve të kontabilitetit në treg dhe pagat në këtë sektor.

    Kryetarja e këtij Instituti, Vesna Prentoska, vlerëson se kjo analizë do të jetë një bazë e mirë për krijimin e zgjidhjeve dhe mekanizmave më të qëndrueshëm në përcaktimin e çmimeve të rekomanduara për çdo shërbim kontabël të veçantë, siç thotë ajo, duke pasur parasysh nivelin e kompleksitetit të tyre.

    “Hapi i ardhshëm do të jetë gjetja e mënyrës dhe formës më të përshtatshme për zbatimin e një zgjidhjeje të tillë, duke pasur parasysh kompetencat ligjore që i ka instituti”, shprehet Prentoska.

    Sipas saj, IKKA do të bëjë gjithçka që është e nevojshme dhe në fuqinë e saj që të krijojë dhe zbatojë një zgjidhje efikase e cila do të lejojë një vlerësim adekuat të punës së investuar dhe vlerës së shërbimeve të kontabilitetit në vendin tonë.

    “Duke pasur parasysh përgjegjësinë e madhe që kanë kontabilistët profesionistë në menaxhimin dhe regjistrimin e të gjitha flukseve financiare, si dhe synimin për të vendosur për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të profesionit të kontabilistit në vendin tonë, përfshirë këtu edhe nevojën për të shtypur plotësisht nevojën për operacione në të ashtuquajturat ‘zona gri’ si një fenomen që ende është i pranishëm dhe dëmton të gjithë profesionin, ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të krijojmë një zgjidhje efikase e cila lejon vlerësim adekuat të punës së investuar dhe vlerës së shërbimeve të kontabilitetit në vend”, theksoi ajo. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    RMV-ja prej vendeve me krimin më të ulët në rajon

    Lajmi i rradhës

    Taravari: përveç votave shqiptare, mund të marrim edhe votat e etnive tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë