RMV-ja prej vendeve me krimin më të ulët në rajon

    Shkalla realisht e matshme të krimit, por edhe perceptimet subjektive e rendisin Maqedoninë si një prej vendeve me risk të ulët kriminaliteti dhe të sigurt për qytetarët e saj. Një hulumtim më i fundit nga Numbeo publikoi të dhënat lidhur me rritjen e dhunës në Evropë dhe botë dhe zbuloi se cilat vende janë më të sigurtat, ose më të rrezikshmet.

    Maqedonia renditet në vendin e 13-të. Renditja e saj është po ashtu e ndikuar edhe nga faktorë të tjerë si vjedhjet, sulmet, apo korrupsioni dhe ryshfeti.

    Si shqetësim më i lartë është korrupsioni dhe ryshfeti, ndërsa zëra të tjerë, si dhunim për shkak të përkatësisë etnike, fetare…, janë më të vogla. Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit, përveç Shqipërisë, e cila është në vendin e 11-të dhe Bosnje-Hercegovinës, e cila është në vendin e 12-të, renditen më poshtë, si Serbia, e cila renditet në vendin e 17-të sipas shkallës së rritjes së dhunës. Bullgaria është në vendin e 19-të, Mali i Zi në vendin e 21-të, Hungaria në vendin e 24-të, Rumania në vendin e 26-të dhe Kroacia në vendin e 36-të.

    Në një skaj krejtësisht të ndryshëm të spektrit, Sllovenia, Estonia, Monako dhe Zvicra konsiderohen vende veçanërisht të sigurta.

    Sipas rezultateve të publikuara, Franca është vendi më i rrezikshëm në Evropë. Pasojnë Bjellorusia, Belgjika, Suedia dhe Italia, ndërsa dhjetëshen e parë në listë e plotësojnë Britania e Madhe, Ukraina, Greqia, Republika e Irlandës dhe Moldavia. Siguria më e ulët e perceptuar në vende si Franca, Britania e Madhe dhe Suedia është befasuese, duke pasur parasysh statusin e tyre ekonomik dhe mjediset e qëndrueshme sociale dhe politike. Kjo renditje ka figuruar kështu edhe vitin e kaluar dhe sugjeron një mospërputhje të mundshme midis sigurisë aktuale dhe sigurisë së perceptuar ose mund të reflektojë çështje më të gjera sociale që ndikojnë në ndjenjën e sigurisë së publikut.

    “Kjo renditje përforcon idenë se një ndjenjë sigurie është komplekse dhe e ndikuar nga elementë të ndryshëm përtej mirëqenies ekonomike. Është e rëndësishme të theksohet se këto rezultate ofrojnë një pamje të përgjithshme dhe mund të ndryshojnë brenda secilit vend në varësi të qyteteve, lagjeve dhe demografisë së ndryshme”, thuhet në analizën e Numbeo.

    Për sa i përket listës së vendeve më të rrezikshme në botë, Venezuela është në vendin e parë. Guinea e Re, Afganistani, Haiti dhe Afrika e Jugut janë gjithashtu shumë të pasigurta, ndërsa vendi më i sigurt në planet është Katari. Maqedonia po ashtu edhe vendet e rajonit paraqesin “rrezikshmëri të ulët”, edhe sipas analizave të tjera. Sipas hartës së përpiluar nga kompania e vlerësimit të rrezikut, Internacional SOS, ku renditja e vendeve bazohet në disa të dhëna, duke përfshirë sigurinë, rreziqet mjekësore, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    QYTETI I KULTURËS | Pallanka para Tetovës, Gostivarit dhe Strugës

    Lajmi i rradhës

    Edhe kontabilistët në RMV i rritin çmimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë