Edhe një tentim për ndryshimin e emrave monist në Tetovës!

    Vështirë se edhe kjo përbërje e Këshillit të Tetovës do të arrijë të mbyllë problemin me ndryshimin e emrave të shkollave, urave, shesheve dhe institucioneve që mbajnë emra nga periudha e komunizmit, megjithatë kryetari i këshillit Bekim Memeti, mbetet optimist

    Mandati i Këshillit komunal në Tetovë është drejtë përfundimit, ndërsa ende nuk dihet se edhe sa seanca do të mbahen deri në fund të këtij mandati. Vështirë se edhe kjo përbërje e Këshillit të Tetovës do të arrijë të mbyll problemin me ndryshimin e emrave të shkollave, urave, shesheve dhe institucioneve që mbajnë emra nga periudha e komunizmit. Gjatë katër viteve të kaluara, kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Bekim Memeti, kishte tentuar që të arrijë një harmonizim me këshilltarët e pakicës maqedonase, por konkretisht nuk është arritur asgjë, sepse një pikë e tillë nuk ishte vendosur në rend dite. Tani, edhe ky mandat i këshilltarëve skadon, sepse në muajin tetor – do të ketë zgjedhje lokale për kryetar komune dhe këshilla komunale. Edhe pse është në fund të mandatit të tij si kryetar i Këshillit të Tetovës, Bekim Memeti, si duket nuk ka hequr dorë që të arrijë një marrëveshje me grupet e këshilltarëve të partive maqedonase.

    “Jam optimist se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Në të kaluarën kam biseduar me koordinatorët por nuk ka pasur diçka konkrete deri tek realizimi. Ka një frymë pozitive për të sjellë vendim dhe mendoj se të gjitha palët e involvuara, respektivisht partitë politike me të cilët do të gjejmë një mesatare, apo do të biem një ujdi për të ndryshuar emrat të cilët kanë mbetur ende nga sistemet paraprake figurojnë dhe që nuk reflektojnë realitetin e ditëve të sotshme”, shprehet Bekim Memeti, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës. Këshilli i komunës së Tetovës në vitin 2007 kishte sjell vendim për ndryshim të emrave të rrugëve por që ky vendim asnjëherë nuk ka marrë formën zyrtare dhe institucionet nuk respektojnë këtë vendim të këshillit të komunës së Tetovës edhe pse nëpër disa tabela janë të shënuara emrat e rrugëve të cilët u miratuan në përbërjen e këshillit 2005-2009. Ndërkaq kryetari aktual i këshillit Bekim Memeti pranon se iniciativa e vitit të kaluar nuk kishte pasur sukses, por rithekson se sërish do të tentojë që të ketë një koordinim më të mirë me të gjitha grupet e këshilltarëve.

    “Shpresoj se edhe këshilltarët do të jenë bashkëpunues në këtë drejtim sepse është në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të përfundojmë mandatin si këshilltarë me një sukses të mirë. Do të bëjë një tentim përpara përfundimit të mandatit por nëse nuk realizohet barra do të bie mbi këshilltarët për këtë dështim”, thotë Memeti. Ai pranon se emrat aktual të rrugëve i takojnë së kaluarës dhe që nuk kanë aspak rëndësi për banorët e qytetit të Tetovës. Në Tetovë disa rrugë dhe shkolla vazhdojnë të mbajnë emra që nuk përkojnë me kohën që jetojmë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Si të lehtesoni pastrimin e shtepisë | 5 zgjidhjet që vijnë nga mobilimi

    Lajmi i rradhës

    FSK ndihmon Shqipërinë në shuarjen e zjarreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë