Edhe pse çmimet rriten, Qeveria pohon se nuk ka ndonjë goditje serioze çmimesh për qytetarët

    Pavarësisht rritjes së përditshme të çmimeve të produkteve ushqimore, të faturave mujore, madje edhe të transportit, Qeveria pohon se për momentin nuk ka ndonjë goditje serioze çmimesh për qytetarët. Autoritetet vlerësojnë se me masën për çmimet e ngrira dhe marzhet e kufizuara, edhe disa çmime janë ulur. Por, qytetarët vërejnë vetëm një trend në rritje.

    A i mbani mend çmimet e tre produkteve, që i keni blerë në nëntor të vitit të kaluar dhe sot?

    “Djathi 185, tani 235 denarë për kilogram. Kaçkavalli 285 – 335 denarë, fasulja 55 denarë, tani është 65 denarë”, tha një qytetar.

    “Çdo ditë rriten çmimet, çdo blerje me çmime të reja. Autoritetet thonë se nuk ka goditje çmimesh? “Sigurisht që nuk ka për ta”, qytetare

    “E di që çmimi i perimeve është rritur shumë. Sa? Shumë”, qytetar

    Alsat kërkoi çmimet e ushqimeve nga një prej rrjeteve më të mëdha të marketeve në Maqedoni. Të dhënat tregojnë se në pak muaj qytetarët paguajnë çmime serioze të larta për blerjen e ushqimeve. Kafja, orizi, fasulja, kremrat, kosi, letra higjienike, detergjentët dhe produktet e tjera që qytetarët blejnë rregullisht janë më të shtrenjta.

    Çmimet e produkteve ushqimore

     Nëntor 2021 / Shkurt 2022

    margarinë 29 den 33 den
    majonezë 124 den 139 den
    kafe 200g 72 den 92 den
    jogurt 1l. 42 den 48 den
    oriz 1kg 51 den 55 den
    fasule 52 den 59 den
    ajvar 139 den 165 den
    krem çokollatë 99 den 104 den
    keçap 55 den 58 den
    letër higjienike 109 den 125 den
    detergjent i lëngët 108 den 125 den

    Deri në fund të këtij muaji skadon masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Më pas, nga 1 marsi deri në fund të majit do të jetë në fuqi vendimi i Qeverisë, me të cilin do të kufizojë marzhat tek tregtarët, 5% në tregtinë me shumicë, dhe 10% në tregtinë me pakicë.

    “Përkundër faktit se çmimet e produkteve ushqimore bazë nga Qeveria janë ngrirë në muajt e fundit, megjithatë në disa tregje çmimet janë rritur. Këtë e ka konfirmuar Enti Shtetëror i Statistikës, i cili ka shënuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë në muajin janar”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ndalohet hyrja për aviokompanitë ruse në hapësirën ajrore të territorit të RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Zelenskyi: Ukraina dhe Rusia pajtohen për të biseduar pa parakushte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë