Ndalohet hyrja për aviokompanitë ruse në hapësirën ajrore të territorit të RMV-së

    Fotografia: AIM

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim të vendosë ndalesë për hyrje në hapësirën ajrore të territorit të Maqedonisë së Veriut për aviokompanitë e Federatës Ruse, përcjell Nistori.

    “Jemi të vendosur në mbështetjen tonë ndaj Ukrainës dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë me sulmet ushtarake”, u shpreh ministri Osmani.

    Kujtojmë se fluturime mes Shkupit dhe Moskës kishte aviokompania “Northwind” nga qershori deri në nëntor të vitit të kaluar dhe nga shtatori deri në nëntor mes Shkupit dhe Shën Petersburgut. Linjat u ndaluan për shkak të interesimit të ulët, ndërsa u paralajmërua se dy linjat do të rikthehen në prill.

    Lajmi Paraprak

    Rreshjet e borës bllokojnë rrugët në lagjen e shtëpizave në Kodrën e Diellit

    Lajmi i rradhës

    Edhe pse çmimet rriten, Qeveria pohon se nuk ka ndonjë goditje serioze çmimesh për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë