Edhe pse UNESCO paralajmëron, nuk ka zgjidhje për ndërtimet pa leje në Strugë

    Edhe pse UNESCO vazhdimisht paralajmëron autoritetet, numri i ndërtesave pa leje në zonën e mbrojtur rreth liqenit në Strugë është ende paraqet ekuacion matematikor.

    Nga numri i përgjithshëm i 10,639 kërkesave për legalizim të paraqitura në komunë, vetëm 65 janë për ndërtesat e vendosura në zonën e mbrojtur rreth liqenit, ku nuk lejohet ndërtimi.

    Kryetari i Strugës Ramiz Merko, thotë se gjysma e 65 kërkesave janë refuzuar, ndërsa të tjerat akoma nuk janë shqyrtuar. Ai tha se shumica e ndërtimeve në këtë pjesë janë mure mbajtëse që pretendon se qytetarët i bënë për t’u mbrojtur nga dallgët, ndërsa midis tyre janë edhe platformat në Radozhda, të cilat ai nuk planifikon t’i rrënojë.

    Nga ana tjetër, profesorët thonë se pjesa përreth Radozhdës është një nga pikat më të rrezikuara në rajon dhe atje duhet të merren masa konkrete.

    Përndryshe, sipas informacionit zyrtar nga Komuna e Strugës, numri i përgjithshëm i kërkesave të paraqitura për legalizim është 10,639. Të refuzuara, të paplota pa elaborat janë 4,470. Janë zgjidhur 3,127 kërkesa. Ndërsa në procedurë janë 3,038. Prej tyre 65 janë 50 metra larg liqenit. Gjysma e tyre janë refuzuar, ndërsa pjesa tjetër akoma nuk janë shqyrtuar./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “PANDEMIA” NGADALËSON GAZIFIKIMIN E POLLOGUT

    Lajmi i rradhës

    Kjo është deputetja që mori mandatin e Tom Doshit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë